You Are Here: Home » Shkencë » Astronomi » Asteroid i madh i afrohet Tokës në 8 nëntor!

Asteroid i madh i afrohet Tokës në 8 nëntor!

Nga Lorena Stroka

Asteroidi 2005 YU55 ka interes të veçantë për shkencëtarët, pasi mund të “fshehë” të dhëna të rëndësishme për krijimin e planetit tonë dhe sistemin diellor. Ai ka një diametër prej 400 m, peshon 55 milion ton dhe sipas specialistëve është trupi më i madh hapësinor që vjen në afërsi të tillë me Tokën. Qysh në maj të 2011, që u bë njoftimi i parë lidhur me afrimin e asteroidit, Laboratori JPL kishte anonçuar: “Edhe pse objekte të kësaj madhësie fluturonin në distancë analoge të Hënës nga ne, asnjëherë deri tani nuk kishim teknologjinë e përshtatshme për të përfituar nga këto udhëtime/kalime. Kësaj rradhe, pra më 8 nëntor, jemi të gatshëm ta mirëpresim këtë asteroid për hulumtim të mëtejshëm. Edhe pse bëhet fjalë për trupin më të madh hapësinor që i është afruar ndonjëherë Tokës, esencialisht asteroidi është shumë i vogël për t’u vëzhguar nga astronomë amatorë, por kjo do të ndodhë me teleskopët më të vjetër tokësorë, ndërsa siç u bë e njohur, NASA do të përdorë radioteleskop, për të analizuar përbërjen e tij, po pse jo për të mësuar dhe më shumë të dhëna lidhur me prejardhjen e tij”. Shkencëtarët sigurojnë se afërsia e asteroidit në Tokë, nuk na vë në rrezik, të paktën për 100 vitet e ardhshme. Ndikimi gravitacional i asteroidit do të jetë aq i vogël, sa nuk do të mund të llogaritet.

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top