You Are Here: Home » Mjekësi » Aspirina lufton edhe osteoporozën

Aspirina lufton edhe osteoporozën

Nga Lorena Stroka

Një qasje të re në trajtimin e osteoporozës premtojnë konkluzionet e një studimi të kohëve të fundit (realizuar nga një grup shkencëtarësh Amerikanë) për veprimin e aspirinës në parandalimin e zhvillimit të sëmundjes.

Hulumtuesit e Fakultetit Dentar të Universitetit të Kalifornisë Jugore tregojnë se aspirina në doza të vogla redukton aktivitetin e qelizave që shkatërrojnë kockat dhe fuqizon aktivitetin e atyre që i ndërton.

Sipas konstatimeve të bëra në eksperimentet laboratorike, aspirina ndihmon qelizat që formojnë eshtrat  të bëhen më aktive, domethënë kockat – kryesisht të grave që ndodhen në fazën e menopauzës – të qëndrojnë të dendura dhe të forta.

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top