You Are Here: Home » Mjekësi » Aspirina kundër kancerit të zorrës së trashë

Aspirina kundër kancerit të zorrës së trashë

Nga Lorena Stroka

Një studimi i ri amerikan tregon se marrja e përditshme e një doze të vogël aspirine redukton mundësinë e vdekjes nga kanceri i zorrës së trashë. Specialistët e Spitalit të Përgjithshëm të Masaçusetsit në bashkëpunim me një grup tjetër shkencëtarësh të Fakultetit Mjekësor të Harvard-it në Boston, studiuan kartelat mjekësore të 1. 279 pacientëve me kancer në zorrën e trashë, të cilët gjendeshin në faza të ndryshme të sëmundjes. Disa prej tyre merrnin doza të vogla dhe të shpeshta aspirine ,ndërsa ca të tjerë jo. Pas 12 vjetësh shkencëtarët vërejtën se 74% e pacientëve që merrnin aspirina jetonin ende, në krahasim me 69% të të tjerëve që nuk vepronin njësoj. Zbulimet e reja vërtetojnë se sekreti i ilaçit qëndron tek aftësia që ka për të bllokuar enzimën COX2 që përforcon krijimin e plazmatimeve dhe shumëfishimin e qelizave./AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top