ASGARDIA DO TË JETË KOMBI I PARË HAPËSINOR!
Nga Lorena Stroka
Shkencëtarë dhe ekspertë ligjesh nga e gjithë bota sugjerojnë krijimin e Asgardia-s – shtetit të parë hapësinor – që do të promovojë paqen midis popujve të Tokës, do ta mbrojë nga kërcënimet kozmike, si dhe do të mundësojë qasjen në të gjitha teknologjitë hapësinore – diçka e munguar deri më sot.
Emërtimi Asgardia e ka prejardhjen nga një prej botëve mitike të norvegjisë, në të cilën flitej se banonin Zotat e atëhershëm.
Me kalimin e kohës, ky komb i ri, do të bëhet pjesë e Kombeve të Bashkuara, me flamur dhe himn të vetin, që do të mbrohen nga qytetarët e tij.
Asgardia do të sigurojë një platformë të pavarur, krejt të lirë nga kufizimet dhe ligjet e vendeve që jetojnë në terren.
Fillimisht, do të përbëhet nga një satelit që do të niset vitin e ardhshëm. Qytetarët e shtetit në fjalë, do të qëndrojnë përkohësisht në Tokë, të përhapur nëpër vise të ndryshme, derisa të zhvendosen në “atdheun” e tyre të ri.
Sapo numri i aplikantëve/interesuarve të shkojë në 100.000, zyrtarisht mund të depozitohet një kërkesë në OKB, për të fituar statusin e një shteti sovran.
Asgardia do të jetë shteti i parë, i cili do të marrë përsipër misionet hapësinore, pa kufizime politike, por vetëm në shërbim të nevojave shkencore./albstroka.com/
© AlbStroka.com