You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » Qumështi i arrës së kokosit eleminon rrudhat!

Qumështi i arrës së kokosit eleminon rrudhat!

Nga Lorena Stroka

Qumështi super aromatik i arrës së kokosit mund të bëhet sekreti yt për luftimin e rrudhave të kohës. Qumështin që përdorje deri tani në receta të ndryshme bukurie apo gatimi mund ta zëvendësosh me qumështin mrekullibërës të arrës së kokosit, duke “furnizuar” në këtë mënyrë organizmin tënd me përbërës thelbësor për shëndet dhe mirëqenie!

Edhe pse qumështi i arrës së kokosit përmban shumë yndyrnë, kjo nuk ka asgjë të keqe, pasi i përket yndrnave të mira bimore.

Dobitë e qumështit të arrës së kokosit janë:

  • lufton plakjen e lëkurës
  • redukton nivelet e kolisterolit të keq (LDL) dhe rrit nivelet e kolisterolit të mirë në gjak (HDL)
  • përmirëson qarkullimin e gjakut
  • rregullon funksionet metabolike. Rregullon tiroidën
  • ofron acide yndyrore

Qumështin specifik mund ta gjeni në dyqane të mëdha ku shesin produkte  biologjike ose në super-market. Ideal për ëmbëlsira të lehta./AlbStroka.com/

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top