You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » ARMIKU IM QUHET “MEDIOKRITET” – (thjesht e mrekullueshme)

ARMIKU IM QUHET “MEDIOKRITET” – (thjesht e mrekullueshme)

Përktheu: Lorena Stroka, Roehampton University, UK

Camilo Cruz

Një ditë, një burrë shkoi për të vizituar një bujk të moshuar, i cili ishte gjahtar i dëgjuar. Kur mbërriti në fermë, vërejti se një nga qentë e tij të gjuetisë rrinte shtrirë në oborr. Ishte e dukshme që qeni s’ndihej mirë. Diçka e shqetësonte, lehte e ulërinte pa pushim. Pak minuta më vonë, burri pyeti bujkun se çfarë e mundonte qenin e shkretë.

– “Mos e vrit mendjen për këtë qen plak”. ia ktheu bujku. “Këtë punë ka ky këtu e shumë vjet”.

– “E ke çuar ndonjëherë tek veterineri për të parë se ç’problem ka?” pyeti burri.

– “Ç’të humbas kohën me të. E di shumë mirë se çfarë ka. Thjesht është shumë përtac!”.

– “Po ç’lidhje ka kjo që thua me ulërimën e tij?”

– “Shiko”, u përgjigj bujku. “Ndodh atje tek ulet të ketë ndonjë majë gozhde, e cila i shpon këmbën dhe e ngacmon, kështu sa herë që ulet atje leh dhe ulërin me të madhe”.

– “Atëherë, pse s’lëvizë diku tjetër?” ia ktheu i prerë mysafiri.

– “Ç’të të them?!”, tha bujku. “Ndoshta nuk e shqetëson dhe aq shumë”.

Kjo ndodhi na vë në zemrën e problemit të mediokritetit, ndonjëherë mund të jetë e bezdisshme apo e dhimbshme, por asnjëherë nuk është kaq e mundimshme, sa të na bëjë të ndryshojmë gjërat.

Njihni ndonjë që ndodhet në të njëjtën gjendje? Mos jeni gjë ju? Mos keni ndonjë gjemb në brinjë që ju pengon të jetoni jetën që meritoni? Nëse kjo është e vërtetë, atëherë, merrni masa për të zhdukur të gjitha lopët që ju mohojnë mundësisnë për të jetuar një jetë vërtet të kënaqshme./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top