You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » AQ SA NUK DINI PËR VETULLAT!

AQ SA NUK DINI PËR VETULLAT!

lorena-stroka-gazetare-gazeta-albstroka© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Të dashur miq dhe mikesha të faqes, sot do të flasim për vetullat, do të mësojmë mjaft gjëra interesante lidhur me to. Disa prej tyre mund t’i keni dëgjuar dhe herë të tjera, por me siguri jo të gjitha…

1. Vetullat shërbejnë për të parë më mirë…

Ato mbajnë djersën, shiun, apo çdo gjë tjetër larg syve tanë. Për shembull, kur vraponi nuk ju kullojnë djersët në të gjithë fytyrën, sidomos në pjesët anësore të saj? Por kurrë mbi sy, ata janë gjithmonë të mbrojtur falë pranisë së vetullave.

2. Vetullat kanë cikël jete…

Vetullat nuk jetojnë përgjithmonë! Jeta mesatare e çdo qime vetulle është rreth 4 muaj nga çasti që del e derisa bie.

3. Sa qime ka çdo vetull?

Çdo njeri ka mesatarisht 250 qime në çdo vetull. Disa statistika kanë treguar se njerëzit që nuk i kanë hequr vetullat kurrë (për shembull, djemtë) kanë rreth 1100 qime në çdo vetull.

4. Vetullat kontrollohen nga zëri ynë…

Vetullat janë një mjet shprehjeje. Kur habitemi ato ngrihen lart. Kur trishtohemi bien poshtë. Marrëdhënia e tyre me zërin tonë është shumë e veçantë, sa herë flasim me ton të lartë, vetullat ngrihen menjëherë.

5. Gjitarët, vetullat dhe tregime të tjera…

Megjithëse shumë gjitarë kanë vetulla që i përdorin për të shprehur ndjenjat e tyre, vetëm njerëzit kanë vetulla në lëkurë të zhveshur.

6. Vetullat në kohët e shkuara…

Nuk jemi të parët që zbuluam piskatoren. Për shembull, gjatë viteve të Rilindjes, në Firencë, burrat dhe gratë rruanin vetullat, (shyqyr Zoti që s’jetojmë në atë kohë).

7. Vetullat zbulojnë të dhëna për karakterin tonë…

Sipas librit Amazing Face Reading, të Mac Fuller-it, forma e vetullave tuaja dëshmon se kush jeni në të vërtetë. Vetullat e lakuara pa ndonjë hark të veçantë tregojnë se jeni përzgjedhës dhe praktikë. Vetullat e drejta dëshmojnë se jeni të drejtpërdrejtë dhe të logjikshëm. Ndërsa vetullat me hark të theksuar, janë tipar i njerëzve që ndjekin logjikën dhe nuk sundohen nga ndjenjat./AlbStroka.com/

 Shihemi në shkrimin e radhës…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top