You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » AQ SA NUK DINI PËR SHEQERIN

AQ SA NUK DINI PËR SHEQERIN

aq-sa-nuk-dini-per-sheqerin-albstroka-shkrime-receta-lorena-stroka-gazetareNga Lorena Stroka

Këshilla kryesore e dietologëve ndaj nesh është: “ndaloni të konsumoni sheqer, është armiku më i rrezikshëm i shëndetit tuaj”. Dhe deri diku kanë të drejtë, në vend që ta konsumoni vend e pa vend, mësoni se ku tjetër mund ta përdorni.

Zgjatë freskinë e luleve: Në qoftë se keni këputur  një buqetë lulesh dhe dëshironi t’i ruani të freskëta për një kohë të gjatë, ndiqni këshillën e mëposhtme, vendosini një një vazo bashkë  me ujë të vakët, 3 lugë çaj sheqer dhe 2 lugë çaj uthull.

Shëron plagët e hapura: Vendosni pak sheqer mbi plagë apo prerje dhe menjëherë do të mbroheni nga bakteret dhe infeksionet.

Pastron njollat e barit: Në një tas përzieni mirë së bashku pak ujë dhe sheqer, derisa të krijohet një tip paste. Në vazhdim, përhapeni mbi njolla duke e lënë të veprojë rreth 2 orë. Pastaj fërkojini fort dhe lajini si zakonisht, menjëherë njollat do të zhduken.

Ruan bukën dhe ëmbëlsirat të freskëta: Aty ku ruani bukën dhe ëmbëlsirat vendoni disa kube prej sheqeri, nuk do të prishen, përkundrazi do të qëndrojnë të freskëta.

Heq grasot dhe papastërtitë: Përzieni së bashku pak sheqer dhe ujë dhe pastaj fërkoni me të duart, do të pastrohen menjëherë.

Zhdukë buburrecat: Përzieni së bashku 2 lugë çaj sheqer dhe 2 lugë çaj sodë buke. Pastaj hidheni në ato vende ku dalin buburrecat (kuzhinë, tualet). Përsëriteni disa ditë rresht dhe nuk keni për të parë më këmbë buburreci në shtëpinë tuaj.

Vret bakteret: Një herë në javë hidhni një dorë sheqer mbi dysheqe për rreth 2 orë. Do të zhdukë çdo baktere të mundshme.

Ndalon mykjen e djathit: Problemi i mykjes së djathit është i shpeshtë, fakt që na detyron ta hedhim në plehra, pasi rrezikojmë të helmohemi. Në mënyrë e zgjuar për parandalimin e dukurisë së mykjes është shtimi i një kubi me sheqer në enën ku ruani djathin./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top