You Are Here: Home » Shkencë » Astronomi » Aq sa nuk dini për Hënën!

Aq sa nuk dini për Hënën!

Nga Lorena Stroka

1. Hëna nuk është e rrumbullaktë. Ka formë “veze”. “Hunda” e vezës shikon drejt teje.

2. Hëna është 4.6 miliard vjeçare. Është bashkëmoshatare e Tokës. Mosha rezultoi nga matja e gurëzave të saj.

3. Në vitet e para të jetës së saj Toka nuk kishte satelit. Sipas teorive mbizotëruese, disa miliard vjet më parë, një planet-meteor në madhësinë e Marsit goditi sipërfaqen e Tokës. Një pjesë e Tokës u ngrit në një lartësi prej 22.000 km mbi dhe. Këto grimca u kondensuan në më të mëdha, dhe nga ky proces lindi Hëna.

4. Tani që po lexoni këto rreshta Hëna largohet nga Toka. Çdo vit Hëna “vjedh” pak nga energjia e Tokës dhe largohet rreth 3.8 cm në orbitën e saj. Në fillimin e lindjes së saj, Hëna dukej në qiell tre herë më e madhe nga sot.

5. Rrotullimi i Hënës rreth Tokës zgjat plot 27.3 ditë. Shpejtësia e rrotullimit të saj është 3700 km në orë.

7. Kur astronomi Alan Separd shkeli në Hënë, mori një shkop golfi dhe gjuajti një top. Topi fluturoi 800 m larg.

8. Për dy javë sipërfaqja e Hënës ka një temperaturë prej 117 gradë celsius (dita hënore zgjat rreth një muaj). Pastaj fillon nata hënore, ku temperatura zbret në -169 gradë celsius.

9. Hëna nuk ka ujë. Gurët në të janë të thatë. Uji që kishte dikur avulloi në hapësirë. Megjithatë përplasjet e saj me meteore që kishin ujë në gurëzat e tyre e kanë “furnizuar” me rezerva uji, në zonat afër poleve, që nuk shohin kurrë dritën e diellit.

10. Hëna nuk ka kodra apo male. Ka veç ca hapësira të mëdha, “gropa” që duken nga Toka, për shkak të përplasjeve me asteroidet. Sipërfaqja e saj nuk ndryshon për shkak të lëvizjeve tektonike.

11. Pajisjet matëse kanë regjistruar tërmete të vegjël në sipërfaqen e saj. Shkencëtarët fillojnë të besojnë se Hëna ka bërthamë, në formë llave, por shumë të vogël në diametër – jo më shumë se 4% e masës së vet (bërthama e Tokës arrin në 40%).

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top