You Are Here: Home » Mjekësi » AQ SA NUK DINI PËR GJËNDRAT E DJERSËS

AQ SA NUK DINI PËR GJËNDRAT E DJERSËS

gjendrat-e-djerses-keshilla-nga-lorena-stroka-albstroka-mjekesi-biografia-wikipediaNga Lorena Stroka

Sipas specialistëve të fushës, në të gjithë trupin e njeriut ka gati 4 milionë gjëndra djerse, ku pjesa më e madhe e të cilave gjenden te pëllëmbët  e duarve, thembrat e këmbëve, fytyrë dhe sqetulla. Gjëndrat e djersës janë të ndara në dy lloje: apokrine dhe ekrine.

Njeriu mesatar prodhon rreth gjysmë litër djersë në ditë. Kjo është tepër jetike për mbijetesën, pasi përbën rregullator natyral i temperaturës së trupit. Kështu djersa prodhohet kur trupi e ka të nevojshme.

Prodhimi i djersës është më i lartë tek atletët, në mënyrë që të rregullojnë temperaturën e tyre të brendshme, gjatë ushtrimit fizik, apo pjesëmarrjes në gara.

Është vërejtur se personat mbipeshë kanë tendencë të djersijnë më shumë se të dobëtit, por djersitja e tepërt mund të shfaqet edhe për shkak të një çrregllimi të quajtur hiperhidrozë. Personat që vuajnë nga hiperhidroza djersijnë 4-5 herë më shumë se normalja, ose sepse kanë lindur me këtë çrregullim (hiperhidrozë primare), ose për shkak të marrjes së barnave të ndryshme për zgjidhjen e problemeve të caktuara shëndetësore që mund të kenë (hiperhidrozë sekondare).

Tani sa i përket legjendës që thotë se meshkujt kanë më shumë gjëndra djerse sesa femrat, në të vërtetë, ndodh krejt e kundërta. Femrat janë ato që kanë numrin më të madh të gjëndrave të djersës në raport me meshkujt. Thjesht, këta të fundit djersijnë më tepër sepse gjendrat e tyre janë më aktive./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top