You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » AQ SA NUK DINI PËR FOSHNJAT

AQ SA NUK DINI PËR FOSHNJAT

kuriozitete=per-foshnjat-lorena-stroka-shkrimeNga Lorena Stroka

Fakte, informacione, të dhëna statistikore, hulumtime shkencore dhe përfundime interesante që është mirë të dinë të gjithë ata që dëshirojnë të bëhen prindër, ose që tashmë janë të tillë. Disa prej tyre, mund t’i keni dëgjuar edhe më parë, por, ka dhe të tjera, që me siguri nuk i dini! Për shembull:

3 deri në 6 javë pas lindjes, sytë e foshnjave nuk prodhojnë lotë.

Asnjë foshnjë nuk e ndjen shijen e kripës deri në muajin e katërt. Kjo vonesë lidhet me zhvillimin gradual të veshkave, të cilat sipas ekspertëve, filllojnë të përpunojnë natriumin pikërisht në këtë moshë.

Një i porsalindur ka më shumë gjasa ta kthejë kokën djathtas sesa majtas.

Një i porsalindur urinon përafërsisht çdo 30 minuta, kryesisht gjatë gjashtë muajve të parë.

Çdo 3 sekonda në botë lind një foshnjë.

Shkencëtarët këshillojnë t’u kushtojmë vëmendje lëvizjeve të fëmijëve, për shembull, tundja e kokës tek të vegjëlit shërben si shenjë për të thënë “jo”, kur nuk duan të hanë më.

Foshnja mund të njohë erën dhe zërin e nënës së vet që nga çasti i i parë i lindjes.

Foshnjat e lindura në maj peshojnë mesatarisht 200 gr më shumë se sa të lindurit në muajt e tjerë të vitit.

Në muajin e shtatë foshnjat mund të marrin fyrmë dhe të gëlltisin në të njëjtën kohë.

Nëse një foshnjë do të jetë djathtak apo mëngjarash, përcaktohet rreth 10 javë pas lindjes.

Foshnjat lindin me 300 kocka. Ndërkohë që në moshë madhore, në trupin e tyre numërohen vetëm 206 të tilla, kjo ndodh sepse me kalimin e kohës, kockat e vogla bashkohen me njëra-tjetrën për të formuar më të mëdhatë.

Të vetmin organ që foshnjat kanë të zhvilluar plotësisht para se të lindin, është brendësia e veshit. Ndërkohë që në mesin e shtatzënisë arrin madhësinë e një të rrituri./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top