You Are Here: Home » Mjekësi » AQ SA DUHET TË DINI PËR KAFKËN

AQ SA DUHET TË DINI PËR KAFKËN

albstroka-blog-aq-sa-duhet-te-dini-per-kafken-e-njeriut-shkrime-nga-lorena-stroka-biografiaRedaktoi: Lorena Stroka

Kafka është skeleti i kokës. Në fjalorin e gjuhës shqipe ajo referohet si: Tërësia e kockave të kokës që rrethojnë trutë, kupa e kokës, kapaku i kokës, rrashti i kresë ose koka e një të vdekuri, e zhveshur nga mishrat.

Ndarja e eshtrave të kokës te njeriut

Skeleti është i ndarë në dy pjesë:

  • Eshtrat kraniale (cranium)
  • Eshtrat e fytyrës

Eshtrat kraniale formojnë një hapësirë topthore, e cila shërben për dhënien e formës dhe mbrojtjen e trurit. Skeleti kranial përbëhet prej disa copa eshtrash:

  • Ashti ballor (os frontales): Përbën pjesën e përparme të kafkës. Kjo pjesë mbulon dy sytë dhe hapësirën e hundës. Në këtë asht ka zbrazëtira, të cilat quhen sinuse ballore dhe që janë të lidhura me hapësirën hundore. Këto sinuse, bashkërisht me sinuset e tjera që janë shumë afër hundës, quhen sinuse paranazale të kafkës.
  • Ashti muror (os parietale): Ky asht ndërton pjesën e mesme te kubës se kafkës. Ne vijën e mesme ajo nyjëzohet me ashtin rrashtor, me të ashtuquajturën sutura sagitalis. Ky asht ka trajtën e një pllake katër anësore, konvekse nga ana e jashtme. Pjesa më konvekse e saj quhet “tuber parietale”.
  • Ashti tëmthor (os temporale): Përbën pjesët anësore të eshtrave të kafkës. Këtu bën pjesë sinusi mastoid, i cili është i specializuar për kanalet e veshit, lodrën e veshit, si dhe të gjithë veshin e brendshëm e të mesëm.
  • Ashti sitor (os ethmoidal): Është shumë i lehtë dhe i thyeshëm, gjendet në mes të syve. Ky lloj ashti merr pjesë si mur i mesëm ne dy zbrazëtirat e syve. Gjithashtu ka disa dhoma ajrore që janë pjesë e sinuseve paranazale.
  • Ashti pykor (os sphenoidales): Gjendet në bazën e kafkës para dy eshtrave temporale.
  • Ashti zverkor (occipitale): Paraqet pjesën e pasme të kafkës. Në pjesën bazë të këtij ashti gjendet një vrimë e madhe që quhet (foramen magnum), në të cilën lidhet palca kurrizore me trurin./wikipedia/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top