You Are Here: Home » Kuriozitete » Anija-Fantazmë

Anija-Fantazmë

Nga Lorena Stroka

Është shkurt i vitit 1948 dhe shumë anije që lundrojnë në brigjet Indoneziane marrin sinjale emrgjente nga fregata holandeze SS Ourang Medan. Mesazhi rrënqethës referon: “Të gjithë oficerët dhe kapiteni janë të vdekur mbi anije dhe urë. Ndoshta i gjithë ekuipazhi është i vdekur”. Në vijim, dëgjohet një frazë: “PO VDES!”. Disa orë më vonë, kur ekipi i shpëtimit i afrohet anijes, skena me të cilën përballet është tejet e frikshme: të gjithë janë të vdekur, me sy hapur e fytyra drejtuar diellit. Krahë- shtrirë si të ishin gati për kryqëzim, fytyrat e tyre fshihnin tmerr. Akoma dhe qeni kish ngordhur. Ndërsa ekipi i shpëtimit i afrohej boljerit të mbinxehur, ndjen një rrënqethje. Papritur, del tym, dhe sapo ekipi zbarkon, Ourang Medan shpërthen dhe fundoset. Gjashtëdhjetë e tre vjet më vonë misteri i tmerrit në fregatë mbetet ende i pazgjidhur.

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top