Anaksimandri
Shkëputur nga libri: “Mitologjia, filozofët dhe poetët e lashtë Grekë (I)”
Anaksimandri, ishte filozofi i dytë natyror i Jonisë, qytetar i Miletit, si Thali, të cilët përveç të tjerash ishin dhe miq të ngushtë. Pak gjëra janë të njohura për jetën e tij private. Elianosi e paraqet si një udhëheqës të aftë të Miletusit në Amfipoli. Përllogaritjet e Apollodorit tregojnë si datë lindjeje 547 p.e.s dhe datë vdekjeje 610 p.e.s. Burime të ndryshme bëjnë të ditur se Anaksimandri ishte një studiues i suksesshëm i Astronomisë dhe Gjeografisë. Madje shumë të tjerë bënin fjalë se shfaqja e përdormit të dritës në Greqinë e lashtë, dhe krijimi i hartës i botës së njohur u realizuan nga ai.
Kozmogoni – Kozmologji
Anaksimandri, shpjegoi krijimin e botës duke filluar nga pafundësia. Nga pafundësia u dallua një flakë dhe ajër me re. Në bërthamë të mjegullnajës u kondesua Toka, ndërsa flaka ezonte ajrin. Pastaj sfera bërthamore shpërtheu dhe u shpërbë në rrathë të mbështjellë me ajër me re. Rrathët u përhapën dhe formuan trupat qiellorë. Anaksimandri jep një imazh të Tokës, sipas të cilit toka është e rrumbullakët me gjerësi tre herë më të madhe se gjatësia dhe njerëzit banojnë në sipërfaqen e saj. Nuk bazohet askund dhe ndodhet në qendër të Universit, duke pasur të njëjtën distancë nga të gjitha pikat e saj.
Faza e fundit e kozmogonisë së Filozofit, siç përcaktohet nga Aristoteli është tharja e disa pjesëve të Tokës nën ndikimin e Diellit. Ajo ç’ka mbeti nga tharja fillestare formoi detin. Kjo shkallë tharjeje është pjesë e një procesi rrethor, që nuk drejton në përthithjen e Tokës nga pafundësia.
Anaksimandri, formoi gjithashtu dhe një teori të hershme evolucioniste, në bazë të së cilës u shfaq jeta – përmes lindjes automatike si pasojë e ngrohjes diellore – në argjil ose në baltë. Krijesat e para që u shfaqën ishin ato detare të mbulura me lëkurën e tyre natyrale Duke sekretuar lëkurën mbështjellëse krijesat në fjalë i’u përshtatën mjedisit ajror. Njeriu shfaqet në fund të këtij evolucioni gradual, fakt i cili na drejton në mendimin se filozofi e pa lindjen e tokës dhe të jetës si një proces të vetëm evolucionar, i cili nuk qëndron shumë larg teorisë moderne evolucioniste.
Në çdo rast duket se nënkuptonte një shkak fillestar pa kufizime në hapësirë. Infiniti është i pakufizuar në hapësirë dhe me cilësi të pacaktuara, ndërkohë që nuk definohet si një ndër katër elementet. Në pafundësi, Anaksimandri, nuk pa vetëm materialin primar dhe gjendjen fillestare të botës por edhe shkakun e rendit kozmik. Kësaj substance i dha atributet e para hynjore, duke e karakterizuar infinitin si të pavdekshëm. Pamundësia e intelektit njerëzor për të përcaktuar pafundësinë sasiore dhe cilësore e bën një burim të pakufizuar dhe forcë drejtuese të botës.
Vepra të njohura
Nga libri “Rreth Natyrës”, mbijeton vetëm fragmenti që i referohet Simbliciusi. Natyrisht, që ekzistenca e titullit të veprës është e dyshimtë, pasi në kohët e lashta pothuajse të gjitha veprat titulloheshin njëlloj.
Harta e botës së njohur (humbur)
Disa nga idetë e Anaksimandrit u ruajtën në historinë (e humbur) të filozofisë së Theofrastit, të cilat përmenden edhe nga shkrimtarë të ardhshëm.
© 2010 Lorena Stroka