Ana Frank
Nga Lorena Stroka
Ditari i saj mbeti në histori. Emocionoi dhe lotoi shumë sy në mbarë botën… Një klithmë rinore kundër vdekjes dhe pro jetës. Vogëlushja e atëhershme shpalosi unikisht në zemrën e Luftës së Dytë Botërore 1942 – 1944 çastet më tronditëse që dramatizoheshin përreth tyre në kohën kur së bashku me familjen e saj jetonte e fshehur në papafingon e një ndërtese në Amsterdam.
Një javë pas rrëfimit të fundit rrëqethës, një patrullë gjermane hyri në shtëpinë e saj, duke arrestuar kështu të gjithë familjen e Anës por edhe shumë familje të tjera hebreje që strehoheshin në të njëjtën papafingo. Ana, së bashku me të ëmën dhe motrën e saj shkuan në kampin Bergen Belsen, në të cilin vdiqën pak më vonë si pasojë e shpërthimit të epidemisë së tifos.
I mbijetuari i vetëm, i ati i familjes, Oto Frank, pas çlirimit u rikthye në papafingon ku jetonin familjarisht, atje mësoi lajmin e vdekjes së fëmijëve dhe gruas së vet. I lënduar nga faktet e pashmangshme nisi të “gërmonte” çdo qoshe të shtëpisë dhe krejt rastësisht zbuloi ditarin e së bijës: “Shpresoj që një ditë të gjithë të na shohin si njerëz dhe jo thjesht si HEBREJË”.
Sot, ai vend është shndërruar në muze, brenda të cilit ruhen dorëshkrimet e adoleshentes Ana Frank.
© Albstroka.com