You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » HISTORI » ANA E PANJOHUR E BIZANTIT!

ANA E PANJOHUR E BIZANTIT!

lorena-stroka-gazetare-shkrimtare-wikipedia-perandoria-bizantine-gazeta-albstrokaNga Lorena Stroka

Rreziqet e detyrës

Në Bizant, nga 88 perandorë gjithsej, të cilët ia dolën të mbretëronin gjatë viteve 330-1453, vetëm gjysmit vdiqën nga shkaqe natyrore, pa përfshirë këtu ata që nuk qeverisën kurrë, ose që ishin bashkë-perandorë. Të tjerët i vranë pabesisht, i rrëzuan nga froni, i gjymtuan, ose i torturuan me mënyra të tjera.

Për shembull, 5 vdiqën nga tortura e verbërimit. Shumë i detyruan të mbylleshin në mansatir, dhe vetëm 5 ranë në fushën e betejës heroikisht, pa përmendur sigurisht perandorët që “dështuan” të mbretëronin, dhe princat e tredhur qëllimthi, për të mos trashëguar fronin. Vlerësohet se një e treta e perandorëve bizantinë e paguan shumë shtrenjtë ambicien e tyre për t’u ngjitur në fron.

Simbolet

Simbolet mbretërore ishin kryesisht këmisha/mbulesa perandorake dhe kurora, ndërkohë që pas shek. të 10-të, vlerë të veçantë morën sandalet e kuqe, të cilat visheshin vetëm nga perandorët. Në shfaqjet zyrtare, mbretërit mbanin në dorën e djathtë “skeptrin”, që shpesh përfundonte me një kryq ose flamur, simbol i fuqisë së tyre. Ndërsa në të majtën, mbanin “akacinë”, një qese prej mëndafshi plot me dhe, që i referohej kotësive të kësaj botës.

E kuqja (në të gjitha tonalitetet e saj) cilësohej si ngjyra e perandorit. Ngjyrë të cilën ai e përdorte për çdo nënshkrim të rëndësishëm. Zbukurimi i pallatit dhe veçanërisht dhoma e gjumit të mbretit, ishin krijuar në mënyrë të tillë që nuancat e së kuqes të mbizotëronin gjithandej.

Bashkë-perandorët

Një nga të drejtat e perandorit në Bizant ishte mundësia për të kurorëzuar të tjerë si bashkë-perandorë. Në këtë mënyrë, sigurohej pasimi i dëshiruar në fron. Nëse nuk kishte asnjë bashkë-perandor, froni mund të kalonte në duart e perandoreshës. Sa i përket numrit të bashkë-perandorëve nuk kishte asnjë lloj kufizimi, perandori nuk ndihej i kërcënuar nga askush, pasi plotfuqishmëra e tij si perandor i ligjshëm, nuk linte vend për frikëra të tilla.

Kurthet e ngjitjes në fron

Me kalimin e kohës, u themelua zakoni që trashëgimtar i fronit do të shpallej i linduri në dhomën e kuqe. Shumë herë shpërthenin rivalitete midis pasardhësve, kryesisht mes të lindurit në Porfira dhe të tjerëve, të cilët dhe pse mund të ishin më të rritur në moshë, kishin ardhur në jetë, para se i ati i tyre të ngjitej në fron. Përplasjet ishin edhe më të theksuara mes fëmijëve me nëna të ndryshme. Shumë herë, kandidati për detyrën më të lartë, e mbyllte jetën në burg, totalisht i izoluar, pasi më parë ishte torturuar e ndëshkuar me verbërim, prerje gjuhe, hunde, gjymtim ose edhe më keq se kaq. Nëse një vëlla i rrëzuar nga froni izolohej përgjithmonë në ndonjë manastir të largët, për të kaluar pjesën tjetër të jetës së tij si murg, me lutje dhe agjërime, duhej ta konsideronte veten fatlum!/albstroka.com/

© AlbStroka.com

*Ndalohet ribotimi i shkrimit pa lejen e autores.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top