You Are Here: Home » Kuriozitete » Alexander Graham Bell (1847 – 1922)

Alexander Graham Bell (1847 – 1922)

Nga Lorena Stroka

Pedagogu i fiziologjise se zerit Alexander Graham Bell, ne pamje te pare nuk kishte asnje lidhje me tekniken, ai paraqiti nje sistem teletransmetues te fjalimit te njeriut, nje telefon. Me sakte, ai sajoi ndryshuesin elektromagnetik te tingullit. Ne pjesen e ngushte te nje gypi (hinke) vendosi nje membrane te holle metalike dhe pikerisht ne krahe te saj ndodhej nje dredhe e mbeshtjelle ne nje shkop magnetik. Lekundjet e membranes nga valet tingelluese prodhuan te pacienti nje tendence elektrike.  Ndryshimet e rrymave te korentit ne bobine shkaktonin lekundje ne membrane, e cila krijoi keshtu vale tingelluese. Ngaqe ne cdo ane te linjes telefonike funksiononte vetem nje ndryshues elektromagnetik tingulli, duhej qe perdoruesi ta vendoste “gypin” here ne vesh per te degjuar, dhe here ne goje per te folur. Ky mjet komunikimi u permiresua shume shpejt nga teknike te ndryshem, dhe perberi sistemin e pare telefonik me funksionim te kenaqshem. Sisteme te ngjashme telefonike ishin paraqitur dhe me pare qe nga 1860, por nuk beheshin te pranueshme p.sh e para e Philip Reis-it u konsiderua si loje feminore. Por akoma edhe per shpikjen e Bell-it ne 1876, edhe pse ishte permiresuar goxha nga shume teknike, firma Western Union Finance Services tha se: “Ky sistem telefonik nuk eshte i plote dhe ka shume mungesa, prandaj le te konsiderohet si mjet i papershtatshem komunikimi”. Shpikja e Bell-it perberi dhe fillimin per nje zinxhir avancimesh te telefonit. Ne 1878 ne New Heaven (SHBA) u ndertua rrjeti i pare shteteror telefonik me 21 abonente. Ne 1881 u themelua rrjeti i pare telefonik i Europes ne Amsterdam me 49 abonente. Me kalimin e viteve avancimet e vazhdueshme sollen kulmin e arritjeve ne lidhje me telefonin dhe jo vetem…

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top