You Are Here: Home » Mjekësi » ALERGJIA E SYVE, SHKAQET DHE TRAJTIMI

ALERGJIA E SYVE, SHKAQET DHE TRAJTIMI

Pollen Alert!Nga Lorena Stroka

Sipas ekspertëve, alergjia sezonale prek rreth 30% të të rriturve dhe 40% të fëmijëve. Përveç teshtitjes dhe rrjedhjes së hundës, shumica e personave me alergji sezonale shfaqin gjithashtu kruarje sysh, përlotje, skuqje, enjtje qepallash, por edhe infeksione të  tjera të syrit.

Çfarë e shkakton alergjinë e syve?

Substancat që shkaktojnë reaksioneve alergjike quhen alergjene. Alergjenët më të zakonshëm në ajër që shkaktojnë alergji janë: poleni, myku, pluhuri dhe qimet e kafshëve shtëpiake.

Alergjia e syve mund të shkaktohet gjithashtu nga përbërësit e disa produkteve kozmetike ose nga solucionet e përdorura për ruajtjen e lagështisë së syve, të cilat përmbajnë disa konservues specifikë.

Alergjitë ushqimore dhe reaksionet alergjike nga pickimet e bletëve apo insektet e tjera, zakonisht nuk i prekin sytë aq seriozisht sa alergjenët që vijnë nga ajri.

Për të zvogëluar kruajtjen, përlotjen dhe skuqjen, mund të zbatoni këshillat e mëposhtme:

Shmangni alergjenët: Qasja më e mirë për të kontrolluar simptomat e një alergjie është të bëni të pamundurën për të kufizuar ekspozimin tuaj ndaj alergjenëve që ju ndikojnë negativisht.
Kur jeni brenda përdorni sa më shumë kondicionerin. Kur dilni, vendosni syze dielli që mbyllen mirë rreth syve, me qëllim që të mbroheni nga poleni dhe pluhuri.
Hiqni lentet: Duke qenë se sipërfaqja e lenteve mund të tërheqë dhe grumbullojë alergjenë të ajrit, përdorini sa më pak, gjithashtu kur qarkulloni jashtë preferoni syzet.
Përdorni pika sysh: Ngaqë alergjitë e syve janë mjaft të zakonshme, ekziston një numër i madh sulucionesh që reduktojnë simptomat e kruarjes, skuqjen, si dhe rrisin lagështinë e munguar. Përsa i përket përzgjedhjes së produktit që i përshtatet rastit tuaj, mirë është që të pyetet okulisti personal ose farmacisti./albstroka.com

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top