You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » AH, E DASHUR E PAFAJSHME, TI S’MË KUPTON DOT DHE UNË NUK MUND TË TË THEM…

AH, E DASHUR E PAFAJSHME, TI S’MË KUPTON DOT DHE UNË NUK MUND TË TË THEM…

Përktheu: Lorena Stroka, Roehampton University, UK

Philip Roth

Ah, e dashur e pafajshme, ti s’më kupton dot, dhe unë nuk mund të të them.

Nuk mundem të të them (të paktën, jo sonte), por brenda një viti pasioni im do të jetë shuar. Tashmë, ka filluar të shuhet, dhe kam frikë se nuk mund të bëj dot asgjë për ta parandaluar. As ti nuk bën dot gjë. I lidhur kaq thellë me ty, sa me askënd tjetër – nuk do të jem në gjendje të ngre dorën apo të të prek… vetëm në qoftë se arrij të bind veten se DUHET. Nuk do të kem dëshirën më të vogël për mishin mbi të cilin jam bashkëngjitur, për mishin, falë të cilit mësova të kontrolloj sërish jetën time. Oh, është budallallëk! Është e pakuptimtë. Është e padrejtë mos të të kem. Mos të kem jetën dhe dashurinë që sapo fillova të njoh! Mos të të kem për shkak të kujt? Përgjigja përfundimtare është gjithmonë vetja ime./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top