You Are Here: Home » Gnomonologji » Ah, ahh, ahhh…

Ah, ahh, ahhh…

Përktheu: Lorena Stroka, Master in Specialised Translation

S.B

Ah, të gjithë njerëzit ulen e kundrojnë detin. Tre në këtë breg, ca të tjerë më tej, në çdo breg të botës njerëzit rrinë dhe i ngulin sytë detit, si milingona nga lart, si një fije dritë në errësirë, para se të vijë bluja.

Miliona njerëz rrinë dhe e vështrojnë duke menduar për përjetësinë, dhembjen e dashurisë, fundin, vendet e largëta, mendojnë… duhej të jetoja pranë detit, duhej të bëja udhëtime, duhej të ndryshoja jetën time. Miliona njerëz magjepsen nga deti. Kuptojnë se bota nuk do t’ia di nëse ata e harxhojnë kohën kot apo jo… Për një çast u lindë një ide, një ngushëllim ose thjesht mendim… nesër, nesër do t’i ndryshoj të tëra, se jeta është shumë e shkurtër, ndryshe s’ka kuptim./AlbStroka.com/

vijon…

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top