You Are Here: Home » Gnomonologji » Ekzistenca » Aforizma nga njerëz të shquar

Aforizma nga njerëz të shquar

Përktheu: Lorena Stroka

Lumturi nuk do të thotë të bësh gjithmonë atë që do, por të duash gjithnjë atë që bën.

(Leon Tolstoy)

Në këtë botë nuk ka siguri. Ka vetëm shanse.

Douglas McArthur

Fali armiqtë e tu. Kjo i bën të të urrejnë më shumë.

Oscar Wilde

Jeta është komedi për ata që mendojnë dhe tragjedi për ata që ndiejnë.

Horace Walpole

Zemra ka arsyet e saj që logjika nuk i di.

Blaise Pascal

E ardhmja nuk është dhuratë, por arritje.

William Blake

Kush nuk mban mend të shkuarën, është i dënuar ta rijetojë.

George Santayana

Asnjë arritje e madhe nuk është e mundur pa pasion.

Friedrich Hegel

Të gjithë duan të ndryshojnë botën dhe askush vetveten.

Leon Tolstoy

Në qoftë se doni të fitoni simpatinë e të tjerëve, duhet të thoni budallallëqet dhe gënjeshtrat më të mëdha të botës.

Adolf Hitler

Dorën që s’e kafshon dot, puthe.

Abu Shakour

Kur vret një njeri, je kriminel, kur vret miliona, je pushtues, kur i vret të gjithë je zot.

Jean Rostand

Çdo ndarje është një vdekje e vogël.

George Eliot

Arti është një gënjeshtër që na ndihmon të shohim të vërtetën.

Pikaso

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top