You Are Here: Home » Mjekësi » Psikologji » Adoleshenca

Adoleshenca

Nga Lorena Stroka

Çfarë është adoleshenca?

Adoleshenca nuk është thjesht një  periudhë  ndryshimi midis femijërisë dhe pjekurisë, por përbën një fazë të veçantë zhvillimi me veçori të veçanta, e cila fillon me ndryshimet biologjike (hormonale) dhe përfundon me kompletimin psikologjik të individit. Gjatë periudhës së adoleshencës, mbizotëron një nervozizëm dhe liri, që shpesh herë konsiderohen si të pajustifikueshme nga prindërit dhe te afërmit . Periudha e adoleshences, përbën pjesën më të rëndësishme në  jetën e një individi, ajo gërshetohet nga ndjenja dhe sjellje te ndryshme. Adoleshencën e jetojmë veç një herë, akoma dhe disa sjellje “negative”, na bëhen mësim për jetën e mëvonëshme.

Cili është qëndrimi i prindërve përballë adoleshentëve?

Në përgjithësi qëndrimi i prindërve ndaj femijëve adoleshente eshte pak i ekzagjiruar. Mundohen t’i mbrojnë me mënyre të gabuar. Duke mos i lejuar të kenë lirinë e duhur, të mos argëtohen si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre në mbarë botën. Mentaliteti shqiptar, nuk e ka lejuar psikologjine e tyre te dalë jashtë “kornizave” të tabusë dhe të mirëkuptojë rëndësinë e  fjalës “adoleshencë”. Për ata adoleshenca është një periudhë e zakonshme… madje për ndryshimet në sjelljen e femijëve të tyre, shpesh fajësojnë shokët/shoqet me të cilët shoqërohen. Sa herë na ka ndodhur të gjithëve të na thonë prindërit, mos u shoqero me x shokë/shoqe, se do të influencojë negativisht në jetën tënde?! Nga ana tjetër, dhe adoleshentët duhet të kenë një vetëkontroll brenda normave te caktuara, duke mos i lejuar vetvetes te bie “viktimë” e realitetit të shëmtuar që jetojmë. Ekzistojnë rrjete të ndryshme individesh me qëllime shfrytëzuese ndaj ketyre grupmoshave, te cilët presin nga çasti në çast që t’i “peshkojne”. Rrugët e errëta në të cilat mund t’i drejtojne jane nga me te ndryshmet, si për shembull lëndet narkotike, trafikimi etj.

A kanë të njëjtin reagim të gjithë adoleshentët?

Modeli prindërve luan një rol të rëndësishëm, në kompletimin e sjelljes psikologjike të fëmijes. Fëmija është “thithës” sjelljesh, shprehjesh dhe i çdo lëvizjeje që kryhet kryesisht brenda familjes. Nëse përpara syve te femijeve  zhvillohen skena te ndryshme “kinematografike”, është më se e sigurtë që një ditë pjesa më e madhe e tyre do t’i adoptojnë në familjet që do të krijojnë. Por akoma edhe në këto raste ekstreme, ka fëmije te cilët kanë shfaqur  sjellje shembullore, falë ngrohtësisë qe kanë gjetur pranë të afërmëve të tjerë por edhe shokëve që kanë njohur. Akoma edhe nëse femijët rriten brenda një klime të shëndetshme familjare, prapë kanë nevojë të vijnë në kontakt me njerëz te tjerë, të cilët do t’i ndihmojnë të zgjerojnë horizontet e tyre në shumë aspekte, p.sh. te ndihen te lirëshem me shoqërinë, të shprehin ndjenjat erotike në gjininë tjetër, të mësojnë te zhgënjehen, akoma dhe kjo ështe pjesë e jetës… populli thote “duhet të pësosh që të mësosh”. DIKUSH dikur tha  “adoleshenca eshte shkalla e fundit para pjekurise, dhe mundësia e fundit për të korrigjuar sjellje të gabuara për kompletimin e personalitetit”.

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top