You Are Here: Home » Kuriozitete » KURIOZITETE INTERESANTE…

KURIOZITETE INTERESANTE…

Nga Lorena Stroka

Ka disa gjëra në jetë të cilat nuk i mendon, po ashtu edhe shume detaje që as që i përfytyron dot! Janë të qarta dhe ndodhin çdo ditë rreth nesh, prandaj dhe i quajmë të natyrshme. Një listë e gjatë që qarkullon nëpër disa faqe amerikane na kujton disa gjëra që ndoshta askush prej nesh nuk i di:

  1. Nuk mund të marrim dot frymë me hundë dhe gojë në të njëjtën kohë.
  2. Midis Iranit dhe Pakistanit është një shtet i quajtur Baluchistan! Askush nuk ka dëgjuar asgjë për të.
  3. Heroina në vitin 1898 përdorej si  ilaç për luftimin e kollës.
  4. Pepsi Cola si kompani ka falimentuar dy herë.
  5. Plank Mell ishte zëri i Bugs Bunny (në filmin vizatimor LIZA NË BOTËN E ÇUDIRAVE), dhe ishte alergjik ndaj karotave!
  6. Kutia e zezë e avionëve ka ngjyrë portokalli.
  7. Nuk mund të teshtijmë pa mbyllur sytë tanë.
  8. Një këmbë e oktapodit… është penisi i tij!
  9. Një burrë prodhon mesatarisht 18 kg spermë përgjatë gjithë jetës së tij.
    98,5% e ADN-së njerëzore është identike me atë të shimpanzesë.
  10.  Autorja e librit Harry Potter, JK Rowling, fiton $ 10 në çdo sekondë.
  11.  Një trup njeriu përmban 0,2 mg ari. (për peshën 70 kg).
  12.  Një copë letër nuk mund të paloset mbi 7 herë (hmmm do ta provoj këtë… mendoj se duhet të paloset edhe më shumë herë).
  13.  Gjarpërinjtë Anakonda nuk ndalen së rrituri deri sa ngordhin.
  14.  Një njeri mesatare nxjerr një kg mjekër në rreth 30 vjet.
  15.   Coca Cola do të ishte e gjelbërt në qoftë se nuk i shtonin ngjyra brenda.
  16.  Kafja më e shtrenjtë në botë është, Luwak Kopi, e cila bëhet nga feçeja.
  17. Sallami ishte një produkt i njohur për grekët e lashtë, ashtu si edhe shumë mishra të tjerë të tymosur. Akoma edhe Homeri përshkruante llojet e sallamit tek Odisea. Sallami e mori emrin e vet nga Salamina e Qipros, ku u prodhua për here të pare.
  18.  4 rrathët e AUDI-t rezultojnë nga bashkimi i katër partnerëve: Horch, Audi, Wanderer dhe DKW.
  19.  Gjermani Ferry Porsche, në vitin 1949 pagoi një milion franga në mënyrë që të lironte e babain e tij, Ferdinand Porsche (themeluesin e Porsche-s), i cili ishte i burgosur i francezëve.
  20.  97% e përmbajtjes së kastravecit është ujë.
  21.  WC do të thotë Water Closet.
  22.  52 mijë fjalë në anglisht, janë greke.
  23.  Personat që shkruajnë me dorën e djathtë jetojnë 9 vjet më shumë në krahasim me ata që shkruajnë me dorën e majtë.
  24.  Vullkani i  Kaldera-s në Santorini është më i madhi në botë. Me një lartësi prej 300 metrash dhe një diametër prej 11 kilometrash.
  25.  Nga të gjitha fiset e botës të vetmet që nuk përdornin zjarrin ishin: Adaman dhe Pygmies.
  26.  Motoja e BMW është një avion helikë.
  27.  Coca Cola u zbulua për here të pare në 1886 dhe ishte  destinuar për mjekësi kundër dhembjes së kokes.
  28.  Pronarët e kompanive Adidas dhe Puma, ishin vëllezër (të grindur)
  29.  Aeroporti i Kansai në Japoni është i ndërtuar mbi det.
  30.  E ëma e Hitlerit shkoi të bënte abort, por mjeku nuk e la, kështu, pra, lindi Adolfi.
  31. Oqeani Paqësor e mori emrin e vet nga Magellani, i cili sa here që e pershkonte nuk  përballej kurrë me stuhitë.
  32.  Shkretëtira Atakama në Kili është vendi më i palagur në botë, pasi atje bie vetëm 1mm shi në vit.
  33.  Kremlini në rusisht do të thotë fortesë.
  34.  Engjëjt e Çarlit nuk mbajnë me vete armë.
  35.  Wall Street e mori emrin e vet nga një mur i cili ishte ndërtuar në mënyrë që të ndalonte derrat të hynin në qytet.
  36.  Majmuni më i vogël që ekziston është pygmaea Cebuella, i cili ka një gjatësi trupore prej 13,6 cm, bisht 17-23 cm dhe peshon vetëm 120 gr.
  37.  Nervat tona kanë një gjatësi prej 70 km.
  38.  Niagara Falls janë ujëvarat e gjashta më të mëdha në botë. Ujëvara më e lartë është Angel në Venezuelë, me një lartësi prej 979 metra.
  39.  Marlboro filloi të qarkullonte në vitin 1924, filimisht si cigare për gra me parullën “Mild as May” (e lehtë si maji).
  40.  Arsyeja që Meksikanët vënë një fetë limoni  në qafën e birrës është largimi i mizave…
  41.  Deri në vitin 1664 Nju Jorku quhej Nju Amsterdam.
  42.  Shpejtësia e një kërmilli është 5 metra / në orë.
  43.  Ferdinand Porsche (themeluesi i Porsche) lindi në vitin 1875 dhe ishte mik i ngushtë i Hitlerit.
  44.  Bluetooth ishte mbreti danez Viking.
  45.  Derrat nuk djersijnë kurrë.
  46.  Në vitin 1867 SHBA blenë Alaskën nga Rusia për 7.2 milionë dollarë amerikanë./AlbStroka.com/

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa lejen e autores.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top