You Are Here: Home » Të ndryshme » A e dini historinë e fjalës OK?

A e dini historinë e fjalës OK?

Shkroi: Lorena Stroka 

Fjala “OK” është e njohur gjerësisht dhe përdoret në mbarë botën për të deklaruar se gjithçka është në rregull. Kjo është fjala e dytë më e zakonshme në botë pas (Coca Cola). Popullariteti i saj ka të bëjë me shqiptimin e lehtë të saj. Megjithatë, jemi të sigurtë se shumë prej jush nuk e njohin historinë e çuditshme lidhur me “lindjen” e saj.

Të gjitha filluan në vitin 1830 kur botuesit e një gazete (në Masaçuset) vendosën për lehtësinë e tyre të sajonin shkurtime gjuhësore, për fat të keq të gjitha propozimet e shtruara në tryezë, rezultuan të pafrytshme. Megjithatë, kjo përpjekje hapi rrugën për krijimin e fjalës “OK”. Ishte 23 mars 1839, kur fjala “OK” hyri në botë, në faqen e dytë të gazetës Boston Morning Post, ku në një paragraf të tërë, botuesit u sqaronin lexuesve rëndësinë e fjalës All correct – domethënë – gjithçka në rregull. Në vitin 1837, SHBA po përgatiteshin për zgjedhjen e presidentit të tetë të tyre. Kandidat ishte demokrati Martin Van Buren, me prejardhje nga provinca “Old Kinderhook” (New York). Për lehtësi, gjatë fushatë së tij elektorale u vendos të përdorej emri i provincës së tij “Old Klinderhook”, madje  slogani karakteristik ishte: “Votoni O.K” (shkronjat iniciale të vendlindjes së Buren).

Rezultati ishte pozitiv për Van Buren, i cili lavdimisht u zgjodh presidenti i tetë i SHBA. Tashmë, fjala “OK” kishte gjetur vendin që i takonte në gjuhë. Kuptimi ishte i thjeshtë: “gjithçka është në rregull”. Deri në vitin 1900, fjala “OK” ishte relativisht e kufizuar dhe përdorej vetëm për dokumente zyrtare, telegrame, shkrime profesionale dhe më pak në gjuhën e folur të përditshme.

Në shek. XX-të fjala “OK” njohu sukses të paparë, duke kaluar kështu në pëdorimin e përgjithshëm, si fjalë kyçe e gjuhës, të cilën njerëzit e përdornin në fjalorin e tyre të përditshëm. Gradualisht, “OK” kaloi kufirin dhe përdorimi i saj u përhap në shumë vende, ndërsa sot përbën një nga tingujt më të njohur në botë. Prejardhja e saj u harrua dhe mbeti vetëm interpretimi që e pasoi. Fjala “Ok” është ndër më të lehtat në botë edhe për një arsye tjetër: “Kur thua diçka s’është e e nevojshme t’i japësh shpjegim të mëtejshëm, thjesht, komenton një situatë fare shkurt”.

© Albstroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top