You Are Here: Home » Të ndryshme » Personalitete » ERNEST HEMINGUEJ, përfaqësuesi më i denjë i letërsisë klasike amerikane

ERNEST HEMINGUEJ, përfaqësuesi më i denjë i letërsisë klasike amerikane

Nga Lorena Stroka

Ernest Miler Heminguej lindi më 21 Korrik 1899 dhe vdiq më 2 Korrik 1961. Heminguej ishte një ndër shkrimtarët më të rëndësishëm amerikanë të shekullit të XX. Befasues, shpërthyes, rrëfimtar dhe rrëmbyes unik i lexuesëve në rrymën e tij sigrafike. Proza e të cilit rrjedh natyrshëm, duke u shpalosur mjeshtërisht me përshkrime bindëse dhe tepër të gjalla. Nga shumëkush është karakterizuar si përfaqësuesi më i denjë i letërsisë klasike amerikane. Heminguej u konsiderua anëtar i së ashtëquajturës “Lost Generation” (Brezit të humbur) të shkrimtarëve Amerikanë në Paris, gjatë viteve 1920-1930. Midis veprave më ne ze të shkrimtarit të madh janë “Plaku dhe Deti, “Për Kë Bien Këmbanat” etj. Krijimtaria e larmishme e Heminguej-it njohu vlerësime maksimale, në 1953 u nderua me çmimin Pulitzer, ndërsa një vit më vonë me çmimin NOBEL.

Ernesti ishte djali i parë nga gjashtë fëmijët e Klarens Edmond Heminguej dhe Greis Hol-it. Kishte gjithësej katër vëllezër dhe një motër. Heminguej rridhte nga një familje e kulturuar dhe teper e lidhur, nëna e tij kishte talent në muzikë, madje në rininë e saj ishte angazhuar seriozisht me këngën. Ndërsa i ati ishte mjek në profesion, edhe pse në kohën e lirë i pëlqente te peshkonte. Heminguej u rrit ne Uk Park, qytet të cilin e konsideronte tepër puritan, prandaj dhe më vonë e quajti Avlli të hapura dhe mendje të ngushta. Qysh në bangat e shkolles se mesme Heminguej dallohej për aftësitë e tij letrare, por dhe ato sportive, kryesisht në boks. Që në vitet e adoleshencës Heminguej filloi të botonte shkrimet e para në gazetën Trapeze. Pas përfundimit të gjimnazit nuk deshironte te vazhdonte studimet e larta, por donte t’i perkushtohej tërësisht gazetarise, prandaj dhe ne 1917 u punesua si gazetar në gazetën The Kansas City Star, post në të cilin qëndroi vetëm 6 muaj. Përvoja si gazetar pranë shumë penave mjeshtërore i mësoi sekretet e profesionit, por dhe gdhëndjen e fjalës poetike. Në moshën tetëmbëdhjetëvjeçare u mundua të hyjë në ushtri per të marrë pjesë në Luftën e Parë Botërore, por kërkesa e tij nuk u bë kurre e pranueshme, ndoshta për shkak të problemit të shikimit, pasi nuk shikonte mirë nga syri i majtë. Pas përfundimit të luftës, Heminguej filloi të punonte si gazetar dhe korespondent i gazetës Toronto Star Weekly.

Për sa i përket jetës personale të shkrimtarit thuhet se ishte e paqendrueshme dhe plot tronditje. Në 1921 u martua me Hadli Riçardson, se bashku shkuan te jetojne në Paris, atje pati mundësinë të njihej me shumë letrarë të tjerë si Skot Fitzerland, Ezra Paund etj. Në 1923 përfundoi librin e tij të parë, me titull Three Stories and Ten Poems (Tre Tregime dhe Dhjetë Poezi). Po të njëjtin vit Heminguej u kthye në Amerikë për shkak të shtatzënisë së bashkëshortes, me qëllim që djali i tyre të lindte në kushte sa më të mira. Me ndihmën e Ezra Pound, Ford Madoks Ford botoi disa tregime të Heminguej në revistën letrare Transatlantic Review. Gjatë viteve 1925-1929 shkroi disa nga kryeveprat e tij, si librin me tregime In Our Times (Në Kohën Tonë), romanin The Sun Also Rises (Dielli Rilind), permbledhjen Men Without Women (Burra pa Gra) etj. Edhe pse veprat e Heminguej ishin pritur mire nga publiku i gjerë, ajo qe i fali popullaritetetin me te madh ishte kryevepra Lost Generation (Brez i Humbur). Në 1927 divorcohet me gruan e tij të parë dhe rimartohet me amerikanen Polin Fajfer, korespondente mode e gazetave Vanity Fair dhe Vogue. Së shpejti vendosin të zhvendosen në Florida. Në 28 qershor bëhet baba për herë të dytë. Udhëtimi profesional në Spanjë do të bëhej shkak ndarjeje nga bashkëshortja e dytë, pasi aty u njoh me Marthra Gelhorn. Pas martesës së tretë Heminguej shkoi të jetonte në Kubë në vilën e famshme Finca Vigia, vila në fjalë ishte shtëpia e parë që bleu vetë. Shtjellimi i ngjarjeve gjatë Luftës Civile në Spanjë e frymëzuan per shkrimin e romanit “Për Kë Bien Këmbanat”. Me kalimin e viteve gjendja shëndetësore e Heminguej rëndohej vazhdimisht, depresioni dhe alkooli pothuajse e kishin mëposhtur. Megjithëse ishte i sëmurë arriti të shkruante romanin autobiografik “Një Festë e Lëvizëshme”, vepër e cila u botua pas vdekjes së tij. Edhe pse Kuba ishte vendi më i preferuar i Heminguej, në 1960 u detyrua ta braktiste. Një vit më vonë tentoi të vetëvritej, dhe pse përpjekja ishte e pasuksesshme, pak muaj më vonë i dha fund jetës së tij ne mënyrën më tragjike, me djegie, fatkeqesisht pati po te njejtin fat me te atin e vet, pasi dhe ai ishte vetevrare ne moshen pesedhjete e nente vjecare. Varri i tij ndodhet në varrezat katolike të Ketchum.

Heminguej vdiq, por idhulli i tij vazhdon të jetë ende i GJALLË:

Romane

(1926) The Sun Also Rises (Dielli Rilind)

(1937) To Have and Have Not (Të Kesh dhe të Mos Kesh)

(1940) For Whom the Bell Tolls(Për kë bien këmbanat)

(1950) Across the River and Into the Trees

(1952) The Old Man and the Sea (Plaku dhe Deti)

(1962) Adventures of a Young Man (Aventurat e një burri të ri)

(1970) Islands in the Stream(Ishujt e Karaibeve)

(1986) The Garden of Eden(Kopshti i Edenit)

(1932) Death in the Afternoon(Vdekje në pasditë)

(1935) Green Hills of Africa(Kodrat e Gjelbërta të Afrikës)

(1960) The Dangerous Summer (Vera e Rrezikshme)

(1964) A Moveable Feast(Një Festë e Lëvizëshme)

(2005) Under Kilimanjaro

Tregime

(1923) Three Stories and Ten Poems (Tre Histori dhe Dhjetë Poezi)

(1925) In Our Time (Në Kohën Tonë)

(1927) Men Without Women (Burra Pa Gra)

(1932) The Snows of Kilimanjaro

(1933) Winner Take Nothing (Fituesi S’merr Asgjë)

(1938) The Fifth Column and the First Forty-Nine Stories

(1947) The Essential Hemingway

(1953) The Hemingway Reader

(1972) The Nick Adams Stories (Tregimet e Nick Adams)

(1976) The Complete Short Stories of Ernest Hemingway

(1995) Collected Stories (Përmbledhje Tregimesh)

© 2009 Ndalohet ribotimi i shkrimit pa lejen e autores.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top