You Are Here: Home » Kuriozitete » Çfarë është Syri i Tretë?

Çfarë është Syri i Tretë?

Nga Lorena Stroka

Syri i Tretë është një mjet shumë i fuqishëm i shpirtit për të “parë”, “ndjerë” dhe “dëgjuar” realitetet e frekuencës më të lartë. Këto tre funksione të shpirtit janë të njohura si SYRI I TRETË!

Sa më shumë energji merr njeriu, aq më shpejt aktivizohet Syri i Tretë.

Aktivizimi i Syrit të Tretë

Kur Energjia Kozmike rrjedh me bollëk, Syri i Tretë aktivizohet. Në këtë pikë, ia vlen të theksohet se çasti i aktivizimit të Syrit të Tretë na shkakton kruarje dhe tërheqje në pjesën e ballit.

Pastaj fillojmë:

  • të “shohim” ngjyra të ndryshme kalimtare tek vërtiten rreth nesh.
  • të “dëgjojmë” tinguj pëshpëritës, tinguj ecjeje.
  • të “ndiejmë” sikur udhëtojmë në një tunel shumë të errët.

Përsosmëria e Syrit të Tretë

Kur trupi eterik pranon Energji të mjaftueshme Kozmike atëherë kemi përsosmëri të Syrit të Tretë. Pikërisht këtu, perceptojmë vizione shumë të qarta në këtë nivel “ekzistence” por edhe në nivele të tjera. Me përsosmërinë e Syrit të Tretë shohim më shumë gjëra të qarta nga ç’do shihnim me vizionin natyror.

Pra:

  • “Shohim” realitete të një frekuence tjetër.
  • “Shohim” gjëra që nuk janë të pranishme në botën e pesë shqisave.
  • “Ndiejmë” shumë gjëra që nuk i shprehim dot me fjalë.
  • “Dëgjojmë” zëra të brendshëm, tinguj instrumentesh nga frekuenca të tjera.
  • “Shohim” mjeshtra që nuk janë të pranishëm fizikisht.
  • “Shohim” mjeshtra në formë fizike, siç i njohim.

Pas më shumë meditimi:

  • “Shohim” mjeshtrin si Dritë ndriçuese. Akoma edhe nëse “shohim” dritë ndriçuese, jemi në gjendje të dallojmë tiparin e veçantë (identifikues) të tij.
  • Mund të “dëgjojmë” mesazhet e mjeshtrave.
  • “Ndihemi” sikur lëvizim në tunel dhe në fund bashkohemi me dritën.

Nëpërmjet përvojës së SYRIT TË TRETË arrijmë të mësojmë se për çdo pyetje ka edhe një përgjigje, të cilën zakonisht e marrim përmes “Mesazheve” nga Mjeshtrat ose duke “parë” realitete të një frekuence tjetër.

Me të gjitha këto:

  • Veprimet tona do të ndryshojnë.
  • Bindjet tona do të ndryshojnë.
  • Mirëkuptimi ynë do të ndryshojë.

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top