You Are Here: Home » Kuriozitete » Ja se ç’duhet të dini për Energjinë Kozmike

Ja se ç’duhet të dini për Energjinë Kozmike

Nga Lorena Stroka

Jeta në shek. XXI përveç përparimeve në shkenca të ndryshme (kjo është pozitive), na “bombardon” edhe me shumë lajme apo fakte që shpesh herë na sjellin në pozicion të vështirë për t’i përballuar ato. Kështu, padashur mërzitemi, ç’ekuilibrohemi, stresohemi duke shkuar avash-avash drejt depresionit, sëmundjes më të rrezikshme shpirtërore. A ka mënyra për të përballur sado pak këtë realitet të dhimbshëm, por jo gjithmonë të pashmangshëm? Sigurisht që PO. Mënyra më e mirë për ta arritur këtë është marrja e mjaftueshme e Energjisë Kozmike.

Po çfarë është Energjia Kozmike?

Energjia Kozmike ekziston kudo në univers. Është materiali lidhës midis galaktikave, planeteve, njerëzve dhe molekulave. Është “vendi” midis çdo gjëje dhe në gjithçka. Është materiali lidhës që e mban universin nën kontroll.

Energjia Kozmike është “Forca e Jetës”. Energjia Kozmike është e rëndësishme për ruajtjen e rregullit në jetën tonë dhe për zgjerimin/hulumtimin e ndërgjegjes. Ajo është baza për të gjitha veprimet dhe funksionet e organizmit tonë.

Ku e gjejmë Energjinë Kozmike?

Çdo ditë secili prej nesh  merr disa sasi të Energjisë Kozmike gjatë Gjumit të thellë dhe Heshtjes absolute.  Kjo energji është e domosdoshme për çdo njeri, pasi nëpërmjet saj plotësojmë aktivitetet e përditshme të trurit si shikimin, të folurin, dëgjimin, të menduarit dhe të gjitha lëvizjet e TRUPIT. Mirëpo Energjia e kufizuar që marrim nga gjumi, nuk është e mjaftueshme për të gjitha këto aktivitete.

Për këtë arsye ndihemi të lodhur, të dobët,  pse jo edhe të tensionuar.

Kjo gjendje çon në stres shpirtëror, fizik dhe në të gjitha llojet e tjera të sëmundjeve.

E vetmja mënyrë për të kapërcyer këtë situatë është marrja e sa më shumë Energjie Kozmike.

Energjia Kozmike është e rëndësishme:

–         Për të ruajtur rregullin në jetën tonë.

–         Për të pasur  një jetë të shëndetshme dhe të lumtur.

–         Për të pasur pjesëmarrje të plotë në të gjitha aktivitetet.

–         Për të fituar dije.

Dhe në fund

–         Për të zgjeruar/hulumtuar ndërgjegjen.

*Ia vlen të theksohet se Energjinë e bollshme Kozmike e marrim vetëm gjatë meditimit.

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top