You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » LESHVERDHËS

LESHVERDHËS

© Lorena Stroka

Lermë moj leshverdhë,
të vij të të them dy fjalë,
ta le të shkretën verë,
që mendjen më sjellë vërdallë…

Jo sonte, mos m’u shmang,
pretekst mos më nxirr,
lermë të të zbraz shpirtin
tani që jam i pirë…

Ka kohë që përhumbem
mendimeve për ty,
ditë-natë patrulloj shtëpisë tënde,
për të të parë të bukurit sy…

Bota me fjalë rron,
ndaj mos e beso,
mëkat s’është të duash
por të shtiresh sikur do…

Le të më thonë i marrë,
kokëbosh e i pa prokopi,
s’luaj prej këtej,
pa më thënë se më do edhe… TI.

© KUDO DHE ASKUND

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top