You Are Here: Home » Mjekësi » Dobitë e shalqiut

Dobitë e shalqiut

Nga Lorena Stroka

A i dini dobitë e shalqiut? Fruti me shije të ëmbël dhe aromë të këndshme është padyshim nga më të parapëqyerit gjatë muajve të verës. Sipas hulumtimeve të ndryshme shalqiu përmban shumë përbërës të dobishëm për shëndetin tonë, shumë prej të cilëve as që i kishim dëgjuar më parë.

Mësoni pra se:

1. 100 gr shalqi përmban 30 kalori, 7.6 gr karbohidrate dhe 94 gr ujë.

2. Ka shumë sheqer, prandaj mos konsumoni sasi të mëdha.

3. Përmban vitaminë C (që vepron kundër plakjes), beta-karotene dhe biotin, (që parandalojnë zhvillimin e kancerit).

4. Është i pasur me vitaminë A, e cila na mbron nga infeksionet dhe përforcon shikimin tonë.

5. Vitamina B6 që përmban ndihmon në funksionin e mirë të trurit.

6. Përmban amino acidin citrolline, që në organizmin tonë shndërrohet në arginine, gjithashtu, kontribuon në funksionin e mirë të sistemit kardiovaskular.

7. Përmban lycopene, një substancë me veprim të fortë antioksidant dhe kalium, (ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut si dhe ka dhe efekt diuretik).

8. Fibrat bimore që përmban ndihmojnë në funksionin e mirë të zorrës./AlbStroka.com/


© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top