You Are Here: Home » Mjekësi » Karta që diagnostikon HIV-in

Karta që diagnostikon HIV-in

Nga Lorena Stroka

Shkencëtarët e karakterizojnë si një nga zbulimet më të rëndësishme në luftën kundër HIV-it. Mijëra teste u realizuan duke përdorur origjinalin në qytetin Kigali dhe rezultatet kanë qenë me të vërtetë të kënaqshme, imagjinoni testi tregonte deri në 95% me saktësi nëse dikush ishte mbartës i virusit HIV.

Pajisja plastike u prodhua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe u zhvillua nga hulumtues të Universitetit të Kolumbias në Nju Jork. Është e rëndësishme të theksohet se kostoja e pajisjes nuk është më shumë se 1 dollar.

Udhëheqësi i studimit, profesori Samuael Sia, deklaroi se “qëllimi është që të krijojnë një gamë të gjerë të testeve diagnostikuese, me kosto të arsyeshme për çdo pacient, kudo në botë, pa qenë e nevojshme prania e tyre në spital, duke dhënë gjak e duke pritur për ditë me rradhë rezultatet”.

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top