You Are Here: Home » Mjekësi » Si të keni një GJOKS TË FORTË

Si të keni një GJOKS TË FORTË

 

                                   Nga Lorena Stroka

Gjoksi konsiderohet simbol i seksualitetit të gruas. Të gjitha do të dëshironim të kishim një gjoks të fortë dhe të rrumbullaktë. Por pas lindjeve, jo të gjitha gratë arrijnë të  kenë një gjoks të mirë, pasi shfaqja e ragadeve dhe zbutja e menjëhershme si rezultat i qumështit e vështirëson vizionin e përsosmërisë. Pikërisht për këtë arsye, shikojmë një rritje të ndjeshme të operacioneve plastike për rritjen e gjoksit (me silikon). Megjithatë, sipas mjekëve parandalimi dhe përkujdesja e përditëshme përbëjnë terapinë më të mirë, (pa u nevojitur bisturia dhe narkoza). Më poshtë do t’ju sugjerojmë disa mënyra me qëllim shmangien e zbutjes së gjoksit.

  • Maskë për gjoks të fortë: Brenda një ene me 1 litër ujë vendosni pak kamomil dhe lule hithëre. Pastaj merrni një pecetë lageni me përzierjen në fjalë dhe vendoseni mbi gjoks për rreth 10 minuta. Në vazhdim bëni masazh me vaj kamomili.
  • Ushtrim fizik: Siç e dini, ushtrimi fizik ndihmon në forcimin e muskujve të gjoksit. Prandaj mundohuni të bëni ushtrime të ndryshme, kryqëzoni duart para gjoksit, pastaj i hapni me lëvizje rrethore. Yoga ndihmon gjithashtu në çlirimin nga streset dhe forcimin e muskujve të gjoksit.
  • Ushqime: Konsumoni sa më shumë (zarzavete) lakra, brokol, spinaq etj, sepse luftojnë estrogjenet që marrim përmes disa ushqimeve të cilat ndikojnë në zbutjen e gjoksit. Ajo çka duhet të bëni është përkujdesja e përditëshme e gjoksit dhe trupit në përgjithësi. Sidomos në muajt e verës mos përdorni sytjen të ngushtë. Kur bëni dush mos nguroni të hidhni pak ujë të ftohtë në pjesën e gjoksit pasi bën mirë në fortësinë e tij./AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top