You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » Shkëputur nga libri – “KUDO DHE ASKUND”.

Shkëputur nga libri – “KUDO DHE ASKUND”.

Dhe nëse një ditë…

© Lorena Stroka

Dhe nëse një ditë
iki nga ky dheu i huaj,
në atdhe s’do të më presë njeri,
nëna s’do lotojë më për mua,
asnjë s’do thotë:
“mirë se erdhe në shtëpi!”
Ndaj hapi im i lodhur,
kurrë s’do të ndalet tek ti,
përherë do të mbesë këtu,
pas kangjellave të burgut emigrim.
Të vërtetën e shpirtit tim,
do ta zbulosh vargut të lirë,
dhe ditën kur të ngrihem qiellit gri,
do të kuptosh se jeta dhe vdekja ime, ishe veç TI.

© KUDO DHE ASKUND

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top