You Are Here: Home » Mjekësi » Gjinekologji » Dielli redukton rrezikun e shfaqjes së kancerit të gjirit

Dielli redukton rrezikun e shfaqjes së kancerit të gjirit

Nga Lorena Stroka

Diellli dhe vitamina D mund të reduktojnë në shkallë të madhe probabilitetet e shfaqjes së kancerit të gjirit tek gratë. Sipas një hulumtimi të ri, në qoftë se një grua merr vitaminë D përmes ushqyerjes së saj dhe shumë “doza” dielli, atëherë shanset e zhvillimit të kancerit të gjirit reduktohen deri në 43%.

Hulumtuesit studiuan për më shumë se dhjetë vjet shëndetin e 70.000 (shtatëdhjetë mijë) grave, ushqyerja e të cilave ishte e pasur me vitaminë D dhe konstatuan se kjo nuk ishte e mjaftueshme. Ato gra që kishin realizuar ekspozim të mjaftueshëm në diell rrezikonin më pak që një ditë të shfaqnin kancer të gjirit.

Në studim nënvizohet se ushqyerja me përmbajtje të lartë të vitaminës D nuk sjellë të njëjtat rezultate nëse nuk shoqërohet dhe me ekspozimin e mjaftueshëm në diell. Për sa i përket grave që morën pjesë në studim, 45% e tyre e merrnin  sasinë e duhur të vitaminës D përmes frutave të detit, 16% nga vezët, 11% nga produktet bulmetore dhe 10% nga vaji dhe margarina.

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top