You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » Botim i ri (2011) – LORENA STROKA

Botim i ri (2011) – LORENA STROKA

Përktheu në shqip: Lorena Stroka

Fragment i shkëputur nga libri: “Mite dhe legjenda popujsh: KINË” (f. 5).

Para krijimit të botës ku jetojmë sot, universi ngjante me një vezë gjigande, brenda së cilës përziheshin qielli, toka, errësira dhe kaosi. Pagu flinte për shtatë palë qejfe në qendër të vezës.

Tetëmbëdhjetë mijë vjet më vonë, gjigandi ynë vendosi të zgjohej. Por kur çeli sytë e lodhur nga gjumi i gjatë, nuk pa veç terr të gjithanshëm. Kjo gjë e bëri të ndihej keq, të mbytej nga zemërimi dhe të shpërthente me të gjithë fuqinë që zotëronte.

Shtriu krahët gjigandë, u gjysmëngrit dhe si i tërbuar shpartalloi muret rrethuese. Pasi u dëgjua një bubullimë drithëruese, veza u thye në dy pjesë. Kështu, të gjitha elementet që për shekuj me rradhë  ngjisheshin dhe përziheshin  u shpërndanë në të gjitha mënyrat e mundshme… (vijon)

© Lorena Stroka: Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top