You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » *Kushtuar TY…

*Kushtuar TY…

Pritje

© Lorena Stroka 

Të gjatën rrugë more,
mëngjesit plot vesë,
një çast zgjati përqafimi,
të gjithëve na le në harresë.

Buzëheshtur e i menduar,
ike pa një pse,
të përlotur vështronim hapat e tua,
“nënë mos qaj”, nuk the.

Si ylli në agim,
humbe kthesave me nxitim,
të kërkonin sytë tanë,
mëngjesit shkretëtirë.

Kaluan dhjetë vjet,
në shtëpi s’u duk njeri,
fotot varur mureve,
thellojnë plagët e shpirtit tim.

Shokët e tu u kthyen,
u martuan e bënë fëmijë,
ti i zhdukur pa adresë,
shtëpinë veshe në zi.

Nëna u terr pritjeve,
netëve pa gjumë,
derisa dallga e vdekjes,
e mbështolli, bëri shkumë.

Por unë do vazhdoj të të pres,
ulur këtu në shkallë,
sytë nuk do t’i mbyll,
pa të parë të gjallë.

* nga libri: KUDO DHE ASKUND

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top