You Are Here: Home » Të ndryshme » Britanikët e lashtë hanin njerëz të vdekur?

Britanikët e lashtë hanin njerëz të vdekur?

Nga Lorena Stroka

Sipas një kërkimi të botuar ditën e djeshme, Britanikët e lashtë hanin njerëz të vdekur dhe me kafkat e tyre bënin kupa. Hulumtuesit e Natural History Museum (Londër) zbuluan në Anglinë Jugore eshtra njerëzore 15.000 vjeçare, të cilat mbartnin shenja kanibalizmi, dhe kafka që ishin shndërruar në kupa.

Sipas paleontologes Silvia Belo në raportin e saj të botuar në revistën «Public Library of Science journal PLoS ONE» indet e buta të kafkave – që u gjetën në një shpellë të provincës Somerset – ishin pastruar kujdesshëm, u ishte hequr baza dhe kockat e fytyrës, ndërsa ishin limuar dhe këndet e fytyrës, me qëllim për t’u përdorur si kupa dhe tase. Pra të gjitha dukeshin të paramenduara…

Në përgjithësi bëhej fjalë për një proces të vështirë, duke marrë parasysh mjetet rrethanore që ata kishin në dispozicion“, theksoi Belo në deklaratën e saj. Hulumtuesit përmendën se kupat mund të përdoreshin thjesht si kontenierë gjatë ceremonive që realizoheshin në ato kohëra.

Është e pamundur të dimë me saktësi nëse kupat përdoreshin atëherë, edhe pse shumë shembuj të kohëve të fundit na tregojnë se mund t’i mbushnin me gjak, verë ose ushqime për festime”.

Megjithatë ia vlen të përmendet se një kupë – kafkë e tillë do të ekspozohet në Natural History Museum të Londrës më 1 mars, proces i cili do të zgjasë 3 muaj.

© 2011: Ndalohet çdo ribotim i pa autorizuar.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top