You Are Here: Home » Mjekësi » Kafja kundër diabetit

Kafja kundër diabetit

Nga Lorena Stroka

Sipas një studimi të rkryer nga specialistë të Universitetit të Kalifornisë, konsumi i përditshëm  i katër filxhanëve kafe mund të reduktojë deri në 50% rrezikun e shfaqjes së diabetit tipi II.

Me sa duket kafja përbën “mburojë” kundër sëmundjes së shqerit, ndërsa rrit nivelet e proteinës SHBG në gjak. Përmes  studimeve të ndryshme është vërtertuar se nivelet e larta të kësaj proteine ulin rezikun e zhvillimit të diabetit tipi II.

Për të arritur në një përfundim sa më të sigurtë, studiuesit vendosën të bënin një monitorim. Krahasuan, pra, kartelat mjekësore të 359 grave që vuanin nga diabeti dhe konsumonin kafe me kartelat mjekësore të po aq grave që nuk kishin diabet. I gjithë monitorimi zgjati 10 vjet. Të dhënat u morën nga një studim i madh amerikan lidhur me shëndetin e grave: Women’s Health  Study që realizohet nga Instituti Kombëtar i Shëndetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Siç u vërejt, gratë që konsumonin katër filxhanë kafe në ditë, shfaqnin nivele më të larta SHBG, gjithashtu, rrezikonin rreth 56% më pak që të zhvillonin diabet në krahasim me gratë e tjera që nuk konsumonin kafe.

Madje sa më shumë kafe pinte një grua, aq më pak rrezikonte të vuante nga sëmundja e shqerit./AlbStroka.com/

© 2011: Ndalohet çdo ribotim i pa autorizuar.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top