You Are Here: Home » Mjekësi » Proteinat e salamandrave eleminojnë kancerin

Proteinat e salamandrave eleminojnë kancerin

Nga Lorena Stroka

Një terapi e re që i mban tumorët në “gjumë”, u zhvillua nga një grup specialistësh në Universitetin e Nottingham-it. Qasja e re bazohet në riaktivizimin e gjeneve (të ç’aktivizuara për shkak të sëmundjes) që dobësojnë/reduktojnë kancerin.

Është e rëndësishme të theksohet se, metoda në fjalë nuk redukton madhësinë e tumorit primar, por, ndalon përhapjen e qelizave kanceroze në pjesët e tjera të trupit (metastazat), fakt tejet i rëndësishëm për mbijetesën e pacientëve.

Sipas revistës shkencore Molecular Cancer studiuesit e Nottingham-it, të cilët  kanë provuar (suksesshëm) teknikën e re tek kafshët eksperimentale, shpresojnë që së shpejti të fillojnë një bashkëpunim potencial me ndonjë kompani farmaceutike, me qëllim të vetëm përgatitjen e barnave për njeriun.

Hulumtuesit arritën të zbërthenin gjenet e tumorëve, duke përdorur proteina salamandrash, të cilat në të shkuarën kishin aktivizuar/ç’aktivizuar gjenet njerëzore.

Kur proteinat në fjalë u përzienë me qelizat kanceroze të gjirit, arritën të riaktivizojnë gjenet që dobësojnë/zhdukin kancerin. Një gjë e tillë u vërtetua më së miri në rastin e minjve që kishin zhvilluar kancer të gjirit, vaksinimi i tyre me proteina salamandrash “frenoi” sëmundjen, para se të përhapej./AlbStroka.com/

Aktualisht, shkencëtarët synojnë në mënjanimin e proteinave specifike  dhe zhvillimin e menjëhershëm të barnave kuruese.

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top