You Are Here: Home » Mjekësi » Si të diagnostikoni meningjitin

Si të diagnostikoni meningjitin

Nga Lorena Stroka

Sipas pediatrit të njohur Gjerman Ulrich Fegeler, dhembja e kokës, lodhja e qafës, gishtrinjtë e ftohtë të duarve/këmbëve, të vjellat – dhe – mungesa e temperaturës përbëjnë simptomat më të shpeshta të meningjitit. Për diagnostikimin në kohë të sëmundjes ekziston një metodë e njohur si provë xhami që  mund të tregojë nëse dikush është i prekur nga sëmundja.

Fegeler referon se njollat e vogla në lëkurë që kanë ngjyrë të kuqe, kafe apo blu mund të tregojnë se pacienti është prekur nga një formë e sëmundjes që quhet meningjokoku. Këto simptoma janë mjaft të ngjashme me ato të helmimit të gjakut (septicemisë), pasi njollat përhapen shumë shpejt në të gjithë trupin.

Në qoftë se stigmat të cilat pasi shtypen me fundin e një gote vazhdojnë të mbeten të dukshme, atëherë është e domosdoshme ndërhyrja e një mjeku përkatës. Akoma edhe nëse dikush nuk është prekur nga sëmundja, ka të ngjarë të ketë pësuar helmim gjaku, (gjendje e cila mund të konsiderohet e rrezikshme për jetën e njeriut).

Sëmundja transmetohet nga personi në person, përmes lëngjeve, gjithashtu mund të ndodhë që dikush të jetë thjesht mbartës i meningjokokut, domethënë të mos sëmuret vetë por të infektojë  veç njerëzit përreth. Mekanizma me të cilën operon bakteri është ende e paditur.

Grupet më të ndjeshme që mund të preken nga sëmundja në fjalë, janë foshnjet, fëmijët e vegjël dhe adoleshentët. Fëmijët për arsye se ende nuk kanë zhvilluar plotësisht sistemin e tyre imunitar, ndërsa adoleshentët për shkak të frekuentimit  të zonave ku ka më shumë njerëz.

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top