You Are Here: Home » Mjekësi » Mungesa e vitaminave rëndon funksionin e mushkrive

Mungesa e vitaminave rëndon funksionin e mushkrive

Nga Lorena Stroka

Një hulumtim i ri referon se mungesa e disa  vitaminave në organizëm mund të çojë në reduktimin e funksionit të mushkrive të pacientëve që vuajnë nga sëmundja kronike obstruktive pulmonare, e cila përfshin emfizemën dhe bronkitin  kronik.

Njëzetë pacientë me sëmundje kronike obstruktive të mushkrive plotësuan një pyetësor, për të vlerësuar marrjen e ushqimeve të pasura me vitamina A, C, D, E dhe selino.

  1. 25% e pacientëve kishte mungesë në selino
  2. 45% e pacientëve kishte mungesë në vitaminën C
  3. 90% e pacientëve kishte mungesë në vitaminën E
  4. 55% e pacientëve kishte mungesë në vitaminën A
  5. 70% E pacientëve kishte mungesë në vitaminën D

Dr. M. Salman Khan nga Akron City Hospital, i Ohajos, deklaroi se studimi, ashtu si shumë të tjera, konstaton se pacientët me sëmundje kronike obstruktive pulmonare, duhet të mendojnë strategji të reja për sa i përket mënyrës së ushqyerjes dhe marrjes së shtesave (ushqimore).

© Ndalohet çdo ribotim i pa autorizuar.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top