You Are Here: Home » Mjekësi » SASIA E VITAMINËS D PËRCAKTON TREGUESIN E INTELIGJENCËS SË FËMIJËVE!

SASIA E VITAMINËS D PËRCAKTON TREGUESIN E INTELIGJENCËS SË FËMIJËVE!

LORENA-STROKA-GAZETARE-ALBSTROKA-LAJMENga Lorena Stroka

Vitamina D është një përbërës ushqyes tepër i rëndësishëm për funksionin e mirë të organizmit të njeriut. Furnizimi i nënës me vitaminë D natyrshëm kalon te embrioni në bark duke ndihmuar kështu në rregullimin e proceseve të nevojshme, përfshirë këtu dhe zhvillimin e trurit. Një studim i botuar në “The Journal of Nutrition” zbuloi se vlerat e larta të vitaminës D gjatë shtatzënisë ndërlidheshin me IQ e fëmijëve. Më konkretisht, sa më shumë vitaminë D kishin nënat në shtatzëni, aq më inteligjentë i lindnin fëmijët.

A ka lidhje ngjyra e lëkurës me vitaminën D?

Melanina e mbron lëkurën nga dëmtimi i diellit, por duke bllokuar rrezet e dëmshme UV, në të njëjtën kohë zvogëlon dhe prodhimin e vitaminës D në lëkurë.

Sipas të njëjtit kërkim, gati 80% e grave të zeza shtatzëna në SH.B.A. mund të kenë mungesë të vitaminës D. Nga gratë të cilat morën pjesë në studim rezultoi se rreth 46% e nënave pavarësisht ngjyrës së lëkurës kishin mungesë të vitaminës D, gjithashtu nivelet e vitaminës D te fëmijët e grave të zeza ishin më të ulëta krahasuar me ato të fëmijëve të grave të bardha./albstroka.com

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top