You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » PSE PANDAT E KANË GËZOFIN BARDHË E ZI?

PSE PANDAT E KANË GËZOFIN BARDHË E ZI?

lorena-stroka-gazetare-wikipedia-biografia-gazeta-albstroka-kuriozitete-të-ndryshmeNga Lorena Stroka

Sot për sot njihen si një nga speciet më të rrezikuara me zhdukje, por dhe më të veçanta njëkohësisht për shkak të një karakteristike të jashtme që i bën të dallojnë nga të tjerat: gëzofit të trashë me rrethore bardhë e zi. Gëzofi i tyre i mrekullueshëm nuk krijon vetëm kërshëri, por natyrshëm shtron dhe një pyetje të arsyeshme: “Pse një kafshë bimëngrënëse kërkon të veçojë nga turma?” Një studim i ri, i botuar në Behavioral Ecology, shpjegon se gëzofi bardhezi përbën njëfarë kamuflazhi për t’u përshtatur në dy mjedise, duke marrë parasysh faktin që arinjtë kalojnë shumë kohë sa në dëborë po aq dhe në pyje të dendura.

Diçka e ngjashme ndodh edhe me zebrat, të cilat me shiritat e tyre të zinj dhe të bardhë arrijnë të shmangin kafshimet e mizave dhe pinguinët, ngjyra e zezë dhe e bardhë i ndihmon që të kamuflohen sa më mirë.

Sidoqoftë, motivi/modeli bardhë e zi i pandave është i ndryshëm nga të gjitha speciet e tjera të kafshëve që gjithashtu kanë ngjyrë të zezë dhe të bardhë, dhe kjo për shkak se ngjyra në fjalë i ndihmon për të zhvilluar sjellje sociale.

Në veçanti, duke analizuar 195 specie mishngrënëse dhe 39 nënlloje të tjera arinjsh, u konstatua  se veshët e zinj u shërbejnë si shenjë dalluese, në mënyrë që të mund të gjejnë më lehtë njëri-tjetrin./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top