You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » RRI SHTREMBËR, FOL DREJTË!

RRI SHTREMBËR, FOL DREJTË!

lorena-stroka-gazetare-vetevrasja-albstroka-biografia-veteflijimiNga Lorena Stroka

Sa herë qëllon të dëgjoj ndonjë lajm vetëflijimi (si ky i djeshmi), lutem të jetë i fundit, dhe pse thellë në vetvete e di mirë që kjo është e pamundur të ndodhë! Më kaplon një ndjesi e papërshkrueshme trishtimi por dhe ripërjetimi njëkohësisht i një ngjarjeje të rëndë familjare, ndodhur gati dy dekada më parë, kur vajza e xhaxhait tim (19 vjeçe atëherë) i dha fund jetës së saj në mënyrën më tragjike! ☹️

U bë kohë që nuk nxitohem të etiketoj më asnjë situatë, të fajësoj doemos ndokënd apo të gjej tensionin sipërfaqësor si arsye. Vetëflijimi nuk është kurrë një vendim i ndërmarrë në pak çaste, as lehtësisht i dallueshëm nga të gjithë, gjithmonë ka faktorë psikologjikë që çojnë në nxitje graduale të një fundi tragjik!

Kushdo që është përballur me humbjen që rrjedhon nga një veprim i tillë, e di shumë mirë që për sa kohë të frymojë do të lëkundet mes frikës së përsëritjes, ngarkesës psikologjike dhe mijëra pikëpyetjeve!!!

Asnjë shpjegim, asnjë justifikim, sado bindës që të tingëllojë, nuk do t’ia lehtësojë dot dhimbjen. Përherë do të udhëhiqet nga dyshimet dhe hamendësimet e panumërta që do t’i vërtiten kokës!

Sa për rastin e bujshëm të vetëflijimi të nënës dhe së bijës, mirë është që mediat të kufizohen te dhënia e lajmit dhe jo të bëjnë ekspertët psikologjikë, apo të ngrenë akuza të pabaza ndaj sekteve fetare, cilatdo qofshin ato! Nuk paska gjë më të pamoralshme sesa shtrembërimi i fakteve për pesë klikime të qelbura!/albstroka.com

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top