You Are Here: Home » Mjekësi » TEKNIKA EFIKASE PËR ULJEN E STRESIT TË PËRDITSHËM

TEKNIKA EFIKASE PËR ULJEN E STRESIT TË PËRDITSHËM

LORENA-STROKA-SI-TE-LUFTOJME-ANKTHIN-WIKIPEDIA-GAZETARE-BLOG-BIOGRAFIA-GAZETA-ALBSTROKANga Lorena Stroka

Gjithnjë e më shumë njerëz kanë probleme me rritjen e nivelit të stresit në jetën e tyre të përditshme, gjë që është bërë më e vështirë vitet e fundit.

A e dini se rritja e papritur e stresit, shkatërron sistemin vetëmbrojtës dhe ju bën më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve? Kjo është për shkak të rritjes së prodhimit të kortizolit në trup, një hormon që është përshkruar si  “hormoni i stresit”. Kortizoli dobëson sistemin tuaj imunitar për një arsye të mirë.

Gjatë periudhave të stresit të rëndë, (për shembull, kur njerëzit e parë, duhej të përballeshin me një grabitqar në natyrë), rritja e kortizolit në trup ndihmon në uljen e inflamacionit duke dobësuar disa antitrupa që mund të shkaktojnë ose rritin atë. Është vërejtur gjithashtu se kortizoli aktivizon imunitetin natyror (aftësia e trupit për të luftuar çdo problem menjëherë).

Simptomat e ankthit ndryshojnë nga një person në tjetrin. Përveç ankthit të rëndë mund të përfshijnë: konfuzion, dridhje, djersitje, ligështim/marramendje, takikardi, vështirësi në frymëmarrje, çrregullime në stomak, nauze, ankth, sjellje dhe nervozizëm.

Si trajtohet stresi?

Terapia psikologjike, veçanërisht terapia njohëse e sjelljes, është shumë e efektshme në trajtimin e ankthit dhe përbëhet nga dy pjesë. Së pari, terapia kognitive është një nga trajtimet më të zakonshme për ankthin. Ajo bazohet në idenë se mendimet e një personi në përgjigje të një ngjarjeje ose situate shkaktojnë emocione dhe sjellje të vështira (d.m.th., nuk është ngjarja që shkakton ankth, por interpretimi i personit për atë ngjarje).

Qëllimi i terapisë për ankthin është që të ndihmojë njerëzit të identifikojnë bindjet e panevojshme dhe modelet e të menduarit (të cilat shpesh shfaqen automatikisht) dhe t’i zëvendësojnë ato me një mënyrë më pozitive dhe konstruktive të të menduarit.

Komponenti i dytë, terapia e sjelljes, përfshin ndihmën për të ndryshuar sjelljet e lidhura me ankthin. Kjo mund të arrihet duke mësuar teknikat e relaksimit dhe duke ndryshuar mënyrën e trajtimit të situatave të caktuara. Trajtime të tjera të përdorura për të trajtuar stresin janë ilaçet dhe ndryshimet në stilin e jetës.

Këshilla për të menaxhuar stresin

Përcaktoni stresin dhe faktorët që e shkaktojnë atë

Hapi i parë është të identifikoni situatat specifike që ju bëjnë të stresoheni dhe shqetësoheni. Mbani një ditar të simptomave dhe çfarë ndodh kur stresi shfaqet duke përfshirë: ku, si, me kë, pse dhe çfarë dëshironi të ndryshoni. Shkruani sa më shumë mundësi për të zgjidhur problemin. Zgjidhni opsionin tuaj të preferuar.

Hartoni një plan për mënyrën e zgjedhjes suaj. Nëse kjo mundësi nuk e zgjidh problemin, mos harroni se ka mundësi të tjera për t’u provuar.

Ushtrime të frymëmarrjes

Kur njerëzit janë në ankth, ata shpesh marrin frymë më shpejt. Kjo frymëmarrje e shpejtë mund të çojë në shumë simptoma të pakëndshme, të tilla si: marramendje dhe konfuzion. Mësoni një teknikë të frymëmarrjes për të ngadalësuar frymëmarrjen tuaj që të mund t’ju ndihmojë të lehtësoni simptomat dhe të mendoni më qartë.

Teknikat e relaksimit

Shumica e njerëzve që ndihen të stresuar kanë probleme relaksimi. Të dish të çlirosh tensionin e muskujve është një kurë e rëndësishme për ankthin. Relaksimi mund të sjellë një ndjenjë qetësie, si fizikisht ashtu edhe mendërisht.

Menaxhimi i mendimit

Ushtrimet e menaxhimit të mendimit janë të dobishme kur një person mundohet nga mendime negative të vazhdueshme ose të përsëritura. Ekzistojnë një numër teknikash, siç është kundër-mendimi, ku përdorimi i mendimeve të këndshme mund t’ju ndihmojë të largoni vëmendjen tuaj nga gjithçka e pakëndshme. Përndryshe, zhvilloni një seri sugjerimesh që do të eliminojnë mendimet shqetësuese (p.sh., “Kjo është e vështirë, por unë kam kaluar më keq dhe në fund ia kam dalë ” ose “Kurajo, kjo nuk do të zgjasë shumë”).

Ndryshimet në stilin e jetës

Programoni një aktivitet të këndshëm çdo ditë. Nuk është nevoja t’ju marrë shumë kohë apo të kushtojë shtrenjtë, mjafton që t’ju mbajë larg nga shqetësimet.
Shtoni stërvitjen. Ushtrimi i rregullt do t’ju ndihmojë të hiqni stresin e grumbulluar në trupin tuaj.
Ulni konsumin e kafeinës. Kafeina është një stimulues dhe disa nga efektet e saj anësore janë gatishmëria dhe ankthi.
Ulni konsumin e alkoolit. Alkooli shpesh përdoret për të ndihmuar në trajtimin e stresit, ankthit dhe depresionit. Sidoqoftë, shumë alkool i bën njerëzit më të prekshëm nga ankthi dhe depresioni.
Menaxhoni drejt kohën tuaj. Jeta e zënë dhe stresi i jetës së përditshme rrisin ankthin. Planifikoni orarin tuaj për tërë ditën, në mënyrë sa më fleksible. Sigurohuni që të planifikoni pak kohë pushimi, si dhe disa aktivitete argëtimi./AlbStroka.com

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top