You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » KUSH ËSHTË VENDI ME NUMRIN MË TË LARTË TË AKSIDENTEVE AJRORE?

KUSH ËSHTË VENDI ME NUMRIN MË TË LARTË TË AKSIDENTEVE AJRORE?

lorena-stroka-wikipedia-gazetare-gazeta-albstrokaNga Lorena Stroka

Aksidente kanë ndodhur dhe do të ndodhin gjithmonë, mirëpo kur vjen fjala për aksidente ajrore, makthi është qindra herë më i madh në krahasim me ato rrugore. Dhe kjo për të vetmen arsye se gjasat për mbijetesë pas rrëzimit të aeroplaneve janë thuajse zero. Gjithsesi, pavarësisht shifrave të raportuara, transporti ajror vijon të jetë më i sigurt se ai tokësor apo detar.

A jeni vetëpyetur ndonjëherë se cilat vende kryesojnë listën me numrin më të lartë të aksidenteve ajrore?

Në krye të listës gjenden Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku zyrtarisht janë shënuar 788 aksidente ajrore, me një numër të vdekurish prej 10.625. Kjo nuk do të thotë se udhëtimet ajrore në SHBA janë më pak të sigurta, pasi ka shumë faktorë që përcaktojnë shpeshtësinë e aksidenteve.

Rusia është vendi i dytë me numrin më të lartë të aksidenteve ajrore në botë. Që nga viti 1945, linjat ajrore kanë raportuar 360 aksidente dhe 7.229 viktima. Në vitin 2011, Rusia u konsiderua vendi më i rrezikshëm për udhëtime ajrore. Hetimet dëshmuan se pjesa më e madhe e fluturimeve u kryen nga pilotë të patrajnuar, të cilët ndoqën rregullore dhe proceduar të vjetëruara sigurie.

Në vendin e tretë është Brazili, me gjithsej 185 aksidente ajrore dhe 2.725 viktima. Në shtator të 2006, një aeroplan nga Manaus drejt Rio de Janeiro u rrëzua pas përplasjes me një aeroplan biznesi. Bilanci tragjik ishte 137 të vdekur! Ky aksident i njohur ndryshe si Gol Flight 1907, shkaktoi krizën më të madhe ajrore në vend, e cila zgjati deri në janar të vitit 2008. Gjatë kësaj kohe, u kryen hetime mbi teknologjinë e aviacionit të vendit, trajnimin e stafit dhe infrastrukturën e  aeroporteve. Si kundërpërgjigje, kontrollorët e trafikut ajror filluan greva të njëpasnjëshme, të cilat shkaktuan vonesa masive fluturimesh, anulime dhe trazira të përgjithshme./albstroka.com

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top