You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » CILI ËSHTË ORGANI MË I RËNDË NË TRUPIN E NJERIUT?

CILI ËSHTË ORGANI MË I RËNDË NË TRUPIN E NJERIUT?

lorena-stroka-gazetare-wikipedia-biografia-shendeti-books-gazeta-albstrokaNga Lorena Stroka

Me siguri përgjigjja nuk është ajo që mund të keni hamendësuar! Nuk është pra, as truri, as zemra dhe as mëlçia! Organi më i rëndë në trupin e njeriut është… lëkura, roli kryesor i së cilës është mbrojta dhe rregullimi i temperaturës së trupit.

Lëkura është e ndërtuar nga tri shtresa: Epiderma, derma dhe hipoderma.

Epiderma e mbulon lëkurën nga jashtë. Përbëhet nga disa shtresa të vendosura njëra mbi tjetrën. Në shtresat e poshtme të epidermës prodhohen vazhdimisht qeliza të reja, të cilat gradualisht dalin në sipërfaqen e lëkurës. Menjëherë pas ardhjes në sipërfaqe, vdesin dhe kerantinizohen duke formuar kështu shtresën e brirëzuar, e cila vazhdimisht zëvendësohet. Në sipërfaqen e lëkurës ka pore, përmes të cilave kryhet sekretimi i produkteve të gjëndrave dhjamore dhe djersore.

Derma gjendet nën epidermë. Përbëhet nga indi lidhor, përgjegjës për elasticitetin dhe fortësinë e lëkurës. Ndërkohë që me kalimin e viteve, ky ind humb elasticitetin duke çuar kështu në shfaqjen e rrudhave. Në dermë gjenden gjëndrat dhjamore, gjëndrat djersore, gjëndrat qumështore, receptorët ndijorë, mbaresat nervore, rrënjët e qimeve dhe thonjve, enët e gjakut dhe të limfës. Gjëndrat djersore, përqëndrohen më së shumti nën sqetulla, në hundë dhe në ballë etj, të cilat të gjitha bashkë ndihmojnë në ruajtjen e temperaturës konstante të organizmit. Nga ana tjetër, gjëndrat dhjamore prodhojnë yndyrën e cila shmang tharjen e lëkurës.

Hipoderma ose e thënë ndryshe shtresa e tretë e lëkurës, përbëhet nga indi lidhor, dhjamor dhe muskulor. Kontribuon në mbrojtjen e organizmit nga i ftohti si dhe në zbutjen e goditjeve fizike në të.

Peshon rreth 2.72 gr, madje lëkura e një të rrituri rreth 70 kg, nëse tendoset mund të mbulojë thuajse 1.8 metra katrorë. Gjithashtu është konstatuar se 2.5 mm lëkurë përmbajnë përafërsisht 645 gjendra djersore, 23.500 nerva, 1000 mbaresa nervore, 65 rrënjë qimesh, 75 gjëndra dhjamore dhe më pak se 6 metra enë gjaku.

Ia vlen të theksohet se deri në  moshën 70 vjeç, një person mesatar humbet thuajse 47.5 gr lëkurë, domethënë 2/3 e peshës së tij!albstroka.com

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top