You Are Here: Home » Mjekësi » PERIMJA QË SHËRON PUÇËRRZAT E GOJËS (AFTET)

PERIMJA QË SHËRON PUÇËRRZAT E GOJËS (AFTET)

keshilla-nga-lorena-stroka-wikipedia-gazetare-gazeta-albstroka-te-reja-nga-shendeti-mjekesia-populloreNga Lorena Stroka

Aftet janë disa fshikëza me lëng të bardhë/verdhë, ose plagë të vogla që dalin në cipën e gojës, ose në gjuhë nga disa sëmundje, dhe që kanë ndjesi shpimi.

Arsyeja pse shumë njerëz vuajnë nga aftet është e panjohur, pavarësisht se herëpashere janë përmendur disa faktorë shkaktarë.

Specialistët e shëndetit shpjegojnë se bëhet fjalë për një sëmundje autoimune. Kur organizmi nuk njeh mukozën e gojës si të vetën, e sulmon atë. Një tjetër faktor kyç në shfaqjen e problemit është trashëgimia.

Aftet shfaqen më shpesh te gratë dhe fëmijët. Është vërejtur se pas të 30-ve frekuenca dhe intensiteti i shfaqjes së tyre zvogëlohen ndjeshëm.

Si t’i trajtoni?

Para se të kaloni te përdorimi i barnave do të ishte mirë të provonit lëngun e karotave.

Karotat janë të pasura me carotene dhe vitaminë C, kanë veprim të fortë antioksidues dhe antiseptik.

Për t’i shëruar sa më shpejt, në 2 filxhanë ujë zieni për rreth 15 minuta 2 karota mesatare, mandej lëreni të ftohet dhe shpëlani gojën disa herë me të.

Të njëjtën gjë mund të bëni dhe me gjethet e karotave, në një enë të pastër, zieni një grusht gjethesh në pak ujë. Në vazhdim, hiqeni nga zjarri, kullojeni dhe me lëngun e mbledhur bëni gargarë, mëngjes e darkë./albstroka.com/

© AlbStroka.com

*Ndalohet ribotimi i shkrimit pa lejen e autores.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top