You Are Here: Home » Mjekësi » SPECIALISTËT PËRGJIGJEN: JA SA FYTYRA MBAN MEND NJERIU MESATAR!

SPECIALISTËT PËRGJIGJEN: JA SA FYTYRA MBAN MEND NJERIU MESATAR!

lorena-stroka-gazetare-wikipeedia-shkrimtare-age-gazeta-albstroka-biografiaNga Lorena Stroka

Njeriu mesatar mund të njohë përafërsisht 5000 fytyra të afërmish, miqsh, të famëshmish apo dhe njerëzish të takuar rastësisht, ndërsa ata me super aftësi, janë në gjendje të kujtojnë deri në 10.000 njerëz. Kjo është hera e parë që shkencëtarët bëjnë një vlerësim të tillë, të bazuar në prova!

Në këtë përfundim arritën një ekip specialistësh britanikë pas eksperimenteve të kryera në 25 vullnetarë, të cilëve u dhanë një orë kohë që të regjistronin sa më shumë persona mundeshin nga jeta e tyre personale, plus një orë tjetër, për të bërë të njëjtën gjë me figura publike.

Në shumë raste, pjesëmarrësit kujtonin fytyrën e dikujt, por jo emrin e tij. Është e qartë që shumë njerëz kanë kujtesë më të mirë, në krahasim me disa të tjerë që vështirësohen të njohin dhjetra, e jo më qindra apo mijëra persona. Madje vlerësohet se 2 në 100 persona (domethënë 2% e popullsisë së përgjithshme) vuajnë pak a shumë nga prosopoagnosia (paaftësia për të kujtuar fytyra)./albstroka/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top