You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » RRUDHA, LËKURË E THATË, RËNIE FLOKËSH? KJO ËSHTË VITAMINA QË I ELIMINON!

RRUDHA, LËKURË E THATË, RËNIE FLOKËSH? KJO ËSHTË VITAMINA QË I ELIMINON!

lorena-stroka-keshilla-bukurie-maska-heqje-rrudhash-gazeta-albstroka-receta-bukurie© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

76% e rrudhave të fytyrës krijohen para të 20-ve – këtë pohojnë dermatologët anë e kënd botës! Si, në ç’mënyrë? Qëndrimi i zgjatur në diell gjatës periudhës së fëmijërisë dhe adoleshencës përforcon dëmtimet e lëkurës. Duke qenë se në këtë moshë, rrudhat janë ende të padukshme, nuk kemi ndonjë ankth të veçantë për atë çka do të pasojë në të ardhmen e afërt!

Shumica e njerëzve mendojnë se rrudhat qoftë ato të imta apo të thella, janë thjesht sipërfaqësore, ndërkohë që realiteti është ndryshe. Plakja e lëkurës nis nga brenda, domethënë rrudhat e dukshme me sy të lirë janë thjesht rezultaiti final i një procesi të nisur më herët në shtresat e poshtme të lëkurës.

Prandaj të gjithë ju që jeni ende në fazën e adoleshencës tregohuni të kujdesshëm sa i përket ekspozimit në diell. S’është nevoja të merrrni rreze nga mëngjesi deri në darkë. Mjafton 2-3 orë në ditë (natyrisht pa harruar të aplikoni kremin mbrojtës). Fakti që nuk keni rrudha tani, nuk do të thotë se do të jetë gjithmonë kështu! Mos harroni, parandalimi është mbrojtja më e mirë!

Po mirë moj Lorena, mund të thotë ndonjëra prej jush, po ne që e bëmë atë gabim, dhe nuk u ruajtëm kur duhej, çfarë do të bëjmë tani?

Asgjë të vështirë, do t’ju përgjigjesha unë. Thjesht mësoni të aplikoni ato produkte që i përshtaten nevojave të lëkurës suaj.

Sot që thoni ju mikesha, do të flasim për një vitaminë, pothuajse të panjohur në tregun e estetikës, e cila minimizon të gjitha llojet e rrudhave. Sigurisht e kam fjalën për vitaminën F. Për ata që nuk e dinë, vitamina F është yndyrë. Në botën e bukurisë vitamina F referohet si acid linoleik, një acid i rëndësishëm yndyror për lëkurën, i pasur me Omega 6. Yndyra në fushën e estetikës shpesh përmendet si “lipide”, të cilat janë tepër të domosdoshme për ruajtjen e shëndetit të shtresës së sipërme të lëkurës, që vepron si mburojë mbrojtëse.

Sa më e shëndetshme është kjo shtresë, aq më pak substanca agresive dhe papastërti depërtojnë në thellësi të lëkurës duke e dehidratuar atë. Lëkura që ka mangësi të vitaminës F duket e lodhur, rripet lehtë dhe është e prirur për puçrra. Nuk është rastësi që ata që vuajnë nga pezmatimi i lëkurës, kanë mungesë të theksuar të Cramide l. Studimet kanë treguar se përdorimi lokal i acidit linoleik për një muaj, redukton deri në 25% aknet.

Acidin linoleik e gjejmë në disa lloje ushqimesh si: te farat e lirit, farat e kungullit, vaji i kungullit, arrat, vaji i kërpit, vaji i trëndafilit etj.

Vitamina F nuk është e dobishme vetëm për lëkurën, por edhe për flokët dhe thonjtë tuaj. Ajo ka veprim anti-inflamator dhe lufton shenjat e plakjes para se ato të shfaqen. Yndyrnat Omega 6 përdoren për ndërtimin e ceramide l, përbërësin kryesor të lëkurës së shëndetshme.

Tani sa i përket përdorimit të vitaminës F, ekzistojnë dy alternativa: e para është që ta blini në farmaci, në formë kapsulash (pastaj ta përdorni lokalisht), dhe e dyta, është që ta merrni përmes disa vajrave të caktuar (personalisht më duket zgjedhje më e mirë kjo e dyta)./albstroka.com/

© AlbStroka.com

*Ndalohet ribotimi i shkrimit pa lejen e autores.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top