You Are Here: Home » Mjekësi » SEKRETI MJEKËSOR I ÇOKOLLATËS SË ZEZË

SEKRETI MJEKËSOR I ÇOKOLLATËS SË ZEZË

LORENA-STROKA-GAZETARE-SHKRIME-MJEKESORE-WIKIPEDIA-2017-GAZETA-ALBSTROKA-BIOGRAFIANga Lorena Stroka

Një ekip hulumtuesish nga Mbretëria e Bashkuar ka zbuluar sesi një përbërës i çokollatës së zezë mund të luftojë shenjat e kollës ngacmuese. Në kërkim morën pjesë 300 persona, të cilët iu nënshtruan një testi dy javor. Gjatë kësaj periudhe, ata merrnin përditë nga dy kapsula teobrominë (substancë natyrale e fituar nga kakaoja). 60% e pacientëve shfaqën përmirësim të dukshëm ndaj shenjave të kollës.

Sipas kërkuesve, veprimi i substancës në fjalë, zgjat për aq kohë sa pacientët marrin kapsulën e teobrominës. Në rast ndërprerjeje, kolla kthehet përsëri, por, në një formë më të zbutur. Gjithsesi, pavarësisht efektit të përkohshëm, specialistët e shëndetit rekomandojnë konsumin e përditshëm të çokollatës së zezë, e cila përveç lehtësimit nga simptomat e kollës, ndihmon gjithashtu edhe në funksionin e mirë të zemrës dhe trurit./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top